Fjalori

Rezultate në përkufizime për “valore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRITË

DRÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj. Tërësia e rrezeve dhe e energjisëlëshon Dielli a një trup tjetër i zjarrtë etj., që kapet nga syri dhe e bëndukshme çdo gjë mbicilën bie; rrezatimdel e përhapet nga një trup, shkëlqim; ndriçimimerret me anëenergjisë elektrike; (fiz.) energjitrajtë valësh elektromagnetike me gjatësicaktuara, që kapen me anë të të parit; kund. errësirë. Dritë elektrike. Dritë e qartë (e fortë, e dobët). Dritë e bardhë (e gjelbër, e verdhë, e kuqe). Drita e Diellit (e Hënës). Drita e zjarrit (e llambës, e fishekzjarrëve). Dritë neoni. Rrymë (valë) drite. Burim drite. Rreze drite. Bën (lëshon) dritë. Zbehet (shtohet) drita. Morën dritë (bised.) u elektrifikuan. Drita dhe ngjyra. Grimcat e dritës. Natyra e dritës. Vetitë e dritës. Dendësia (shpejtësia) e dritës. Spektri i dritës. Përthyerja (thyerja) e dritës. Pasqyrimi i dritës. Teoria valore e dritës. Kur humba dritën, ç’e do syrin. (fj. u.). Hasmi nuk të vjen nëpër dritë. (fj. u.).
2. Burim ndriçimi që e bën mjedisin përrethndritshëm e të dukshëm, çdo mjetpërdoret për të ndriçuar. Dritat e qytetit (e fshatrave, e shtëpive, e rrugëve). Ndez (hap) dritën. Shuan (fik) dritën. Ndriçojnë (shkëlqejnë) dritat.
3. vet. nj. Koha që kur niszbardhë dita e deri kur perëndon dielli, ditë; kund. errësirë. Drita e mëngjesit. Doli drita agoi. U nis pa zbardhur drita. Me dritë kur është ende ditë, pa u errur. Me dritën e parë sapo zbardh. Dritëdritë nga mëngjesi i njërës ditëmëngjesin e ditësvjen pas, nga njëra ditëditën tjetër, me 24 orë.
4. vet. nj. Hapësirë a vend i ndriçuar; ana e ndritshme e diçkaje; kund. terr. Ana me (në) dritë e Hënës. Nxjerrdritë.
5. art., vet. nj. Pjesa më e ndritshme se të tjerat në një tablo, në një pikturë etj.; kund. hije. Dritë dhe hije. I jepshumë dritë.
6. fig., kryes. nj. Diçka që e zhvillon mendjen e njerëzve, që zgjeron njohjen e botës dhe pasuron dijet; dituri, zhvillim e përparim i madh arsimor e kulturor; diçka që të sjell gëzim e lumturijetë; kund. terr. Pishtari i dritës. Udha e dritës. Forcat e dritës. Sjell (përhap) dritën.
7. fig., libr., kryes. nj. Mënyrë vështrimi sipasdhënave ose sipas njohurivecaktuara; qartësimi i diçkaje nga kjo mënyrë vështrimi E pa në një dritë tjetër këtë problem. Në (nën) dritën e... duke u mbështetur në...
8. krahin. Pasqyrë.
9. si mb., fig. Shumë i pastër, që shkëlqen, pasqyrë. E bëri dritë shtëpinë (oborrin). I mban rrobat dritë.
Sin.: ndriçim, dritësim, agim, dituri, nur, pasqyrë, vetëtimë, xixë, xham, akull.
I bën drita avllia (dikujt) është mikpritës e bujar, të pret me gjithë zemër; e ka zemrën det. S’i bën dritë dielli (dikujt) është gjithnjë i pakënaqur e i mërzitur; nuk i shkojnë punët mbarë asnjëherë; nuk i qesh buza kurrë. T’u bëftë udha (rruga) dritë! ur.shkoftë gjithnjë puna mbarë!; paç jetëlumtur! Bën dritë (dikush) është shumë i bukur, shumë i zgjuar, shumë i ditur, shumë punëtor etj., shquhet e dallohet mbitjerët; shkëlqen ndër shokë nga bukuria (zakonisht për femrat); bën xixë; bën ferk. E bëj dritë (diçka) e laj a e pastroj sa të shkëlqejë nga pastërtia, e ndrit, e shkëlqej; e bëj pasqyrë; e bëj xixë; e bëj xham. çeli drita. 1. Më zuri mëngjesi diku, isha diku kur u gdhi. 2. Më erdhi fati i mirë, më në funderdhi lumturia. Dolidritë. 1. (diçka). U zbulua, u shfaq; u e qartë për të gjithë (e vërteta etj.); dolishesh; doli në pah. 2. (dikush a diçka). Dolijetë, lindi dikush; u shfaq diçka; pa ditën. 3. (diçka). U botua, doliqarkullim (një libër etj.); pa dritën. 4. (dikush). Doli nga një gjendje e vështirë, shpëtoi nga hallet e ngakëqijat; arriti në një gjendjemirë ekonomike, kulturore etj.; dolidiell; dolifaqe. 5. (dikush). Përparoi, u diturua, u kulturua, u zhvillua; doli nga prapambetja a nga varfëria. Dal nga *errësiradritë. Në dritën e diellit në sy të të gjithëve; haptas, sheshit; pa u fshehur; në mes të ditës; ditën për diell2. Si drita e diellit shumë qartë, si të jetë sheshit, ashtu që e shohin a e kuptojnëgjithë (për diçkadukshme a të vërtetë). Dritëdritë nga mëngjesi i njërës ditëmëngjesin e ditës tjetër, nga njëra ditëtjetrën, për njëzet e katër orë; dielldiell. Dritëfundtunelit libr. shenjë shprese për të shpëtuar nga një gjendje shumë e keqe, shkëndijë a rreze shpëtimi, shenjëkemi mundësiarrijmë në një gjendje më të mirë. Në një dritë të re libr. nga një anë tjetër, në mënyrë më të plotë, të ndriçuarmirë; nga një pikëpamje tjetër e ndryshme. Drita e syrit (e syve). 1. Shikimi, të parët. 2. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë; diçka që e duam shumë dhe e kemishenjtë. Për dritën e syve! bet. dritështrembër libr. jo siç është, në mënyrëgabuar a të shtrembëruar; duke e shtrembëruarvërtetën. (E dua, e ruaj) si dritën e syrit (e syve) (dikë) shih (e dua, e ruaj) si sytë e ballit (dikë). Të ha në dritësyrit (dikush). 1. S’i trembet syri fare, nuk pyet për askënd, të kundërvihet pa frikë, ka guxim. 2. Nuk të ndahet sa të arrijë atë që do, ta kërkon diçka me këmbëngulje e deri në një, të qepet e s’të lë të qetë sa t’ia arrijë qëllimit; nuk e mashtron e nuk e gënjen dot që ta largosh, nuk ia hedh dot që të shpëtosh prej tij; s’ia ha qeni shkopin (dikujt). Hap (ndez) dritën jeshile (e gjelbër) libr. jap shenjën se e lejoj dikëveprojë, se mundbëhet diçka etj.; kund. hap (ndez) dritën e kuqe. Hap (ndez) dritën e kuqe libr. jap shenjën se nuk e lejoj dikëveprojë, se nuk mundbëhet diçka etj., e ndaloj, e pengoj; kund. hap (ndez) dritën jeshile (e gjelbër). Hodhi dritë (të re) (mbi diçka) libr. zbuloi dhe paraqitivërtetën; e ndriçoi dhe e sqaroi diçkamirë nga një këndvështrim tjetër, sollidhëna e njohuritjera; e vuridritë (diçka). I dha dritë (dikujt). 1. I dha dije, e kulturoi dhe e zhvilloi, e nxori nga prapambetja, nga padituria etj.; e nxori (e qiti) në dritë (dikë). 2. I dha gëzim e lumturi, e çeli, e lumturoi. Pastë dritë! ur. i ndrittë shpirti! E kam dritë në sy (dikë) e dua shumë; është shumë i shtrenjtë për mua; e dua (e ruaj) si dritën e syrit (e syve); (e ruaj) si sytë e ballit. E ka dritën *të shkurtër (dikush). E la drita (dikë) u verbua; nuk sheh mirë më; humbi dritën e syve (dikush). E nxjerrdritë. 1. (diçka). E ndriçoj, e bëjqartë për të gjithë; e zbuloj; e nxjerrshesh; e nxjerrkrye; e nxjerr në pah; e nxjerrfaqe. 2. (dikë). E lind; e bie (e sjell) në jetë. 3. (dikë). E nxjerr nga një gjendje e vështirë, e shpëtoj nga hallet e të këqijat. 4. (dikë). I jap dije, e zhvilloj, e bëjpërparojë a të bëjë një jetë më të mirë; i jap dritë (dikujt); e bëj çirak, edhe iron. Nuk nxjerr gjë në dritë (dikush) nuk është i zoti a i aftëbëjë gjë, nuk ka përfundimemira në një punë, s’ia arrin diçkaje; nuk ka sukses; nuk nxjerr gjë në krye. *Rreze drite. T’i shkelëshdritësyrit (dikujt) është shumë i urtë; duron shumë e nuk ndihet edhe kur i bën një të keqemadhe. Iu shkurtua drita e syve (dikujt). 1. Nuk sheh dot larg, iu dobësuan sytë (nga pleqëria a nga një sëmundje). 2. Nuk i kupton mirë gjërat dhe nuk arsyeton drejt. Pa dritën e diellit. 1. (dikush). Lindi, dolijetë; pa ditën. 2. libr. U shtyp, u botua (për një vepër); dolidritë. E vë në dritë (diçka) e paraqit a e sqaroj ashtu siç është, ia nxjerr vleratshesh, e ndriçoj; hedh dritë (mbi diçka). *Yll drite.

LËVIZJE

LËVÍZJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lëviz diçka; veprimi ndryshoj vendin, gjendjen ose drejtimin e një objekti, trupi apo procesi, në raport me kohën, me hapësirën etj.;e luaj nga vendi; i ndërroj vendin, e zhvendos. Lëvizje e vullnetshme (e pavullnetshme). Lëvizje e shpejtë (e ngadaltë). Lëvizja e trupave. Lëvizja e duarve (e këmbëve). Vë në lëvizje.
2. fiz. Vetia e trupave, e sendeve ose e pjesëvetyre, të cilët gjatë qenieskohë e ndryshojnë vendndodhjenhapësirë; gjendja e trupave ose e sendeve, që nuk janëqetësi; kund. qetësi. Lëvizje e njëtrajtshme. Lëvizje e lakuar (rrotulluese, rrethore). Lëvizje valore. Ështëlëvizje.
3. filoz. Vetia e përgjithshme e më e rëndësishme e materies, formë e qenies së saj që shprehet në çdo lloj ndryshimi. Lëvizja është absolute, qetësia është relative. Nuk ka materie pa lëvizje, nuk ka lëvizje pa materie.
4. Ecje e njerëzve a e automjeteve nëpër rrugë. mbrëmje ka lëvizjemadherrugët kryesore.
5. fig. Veprim i gjallë, kalim nga një gjendje në një tjetër. Në atë dramë (film) nuk ka lëvizje. Lëvizja e ngjarjeve.
6. Veprimtari e gjerë shoqërore, që bëhet për qëllimerëndësishme. Lëvizje revolucionare (demokratike, përparimtare, reaksionare). Lëvizje politike (ideologjike, artistike, kulturore, sportive). Lëvizja patriotike e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
7. Formë e zhvillimitbimëve. Lëvizje nastike (bot.) Lëvizje te bimët, të shkaktuara nga një faktor i jashtëm, drejtimi i të cilave nuk varet nga ai i veprimitfaktorit dhe që në përgjithësi këto lëvizje realizohenanën e ndryshimit të turgorit, por ka raste edhe me anërritjes.
Sin.: zhvendosje, luhatje, lëkundje, ecje, kalim, largim, shpërngulje, rrjedhë, ikje, rrotullim, tundje, valëvitje, caktim, ndërrim, rrymë, përparim, zhvillim, qarkullim, ndryshim.

VALOR

VALÓR,~E mb., fiz. Që ka të bëjë me valët e ajrit, të zërit a të dritës, që u përket këtyre valëve; që bëhettrajtë valësh; që i ngjan valës, si valë. Lëvizje valore. Vijë valore. Teoria valore e dritës. Natyra valore e dritës. Vetia valore e elektronit.

VALUKE

VALÚK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Valore, valëbuke. Mbushi valuken. Vuri valuken në zjarr.

VALË

VÁL/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT bised. Enë prej metali (gjym i vogël, kusi etj.) që vihetzjarr për të zier ujë a që mbahetvatër për ujë të ngrohtë, valore, valëbuke. Vuri valën në zjarr. E zënë brumin me valë. Lepuri në mal e valazjarr. (fj. u).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.