Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa më e yndyrshme e qumështit që bëhet si cipë e trashë pasi valohet qumështi dhe ftohet, ajkë. Pa mazë, s’ka gjalpë. Maza e qumështit. Vuri (zuri) mazë qumështi. I marr (i heq) mazën qumështit.
2. Lloj djathi i butë e shumë i yndyrshëm, që bëhet me qumësht të parrahur.
3. Cipë e hollë që mbështjell diçka; shtrak. Maza e vesë. Maza e qepës vemesa. Maza e arrës cipa e hollë që mbështjell thelpinjtë e arrës. I kanë zënë sytë mazë.
4. gjell. Gatesë e përgatitur me miell misri të skuqur në gjalpë e me ujë valë, së cilës i shtihet edhe djathë ose mjaltë.
✱Sin.: ajkë, shtrak, shtrap.
SHPÚZ/Ë,~A f. 1. Prush i imët në hi të nxehtë, që mbetet kur është duke u shuar zjarri. Kafe shpuze kafe që valohet ngadalë në shpuzë dhe që bëhet më e fortë e më e shijshme. Fut gështenja (pjek patate) në shpuzë. Nuk futet shpuza në gji. (fj. u.).
2. Hiri i cigares. Shkund shpuzën.
3. si mb. Shumë i kuq e i nxehtë, flakë, prush (për fytyrën kur zemërohemi, kur turpërohemi etj.). U bë shpuzë në fytyrë.
4. si mb. Shumë i shkathët e i gjallë, që nuk përton për asgjë, që bën shpejt e mirë çdo gjë që t'i thuash, zjarr; që të kupton menjëherë, shumë i shkathët nga mendja; që duket sikur lëshon shkëndija. Qenka shpuzë. Djalin e ka shpuzë. I ka sytë shpuzë.
♦E ka gjakun shpuzë (dikush). 1. Është i gjallë, i fortë e i shkathët; lëviz shumë, është zhivë; është i papërmbajtur, guxon; i vlon gjaku (dikujt); (është) qime e gjallë. 2. Është gjaknxehtë, rrëmbehet shpejt. E ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush) është i gjallë e i hedhur, ia hyn me guxim çdo pune; mezi përmbahet; është trim e guximtar i madh; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (dikujt); i shkreptijnë sytë (dikujt); i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1 (dikujt). E ka zemrën shpuzë (dikush) është shumë i zellshëm e i gatshëm për të bërë diçka, i futet diçkaje me gjithë shpirt e me të gjitha forcat; vlon nga dëshira për të bërë diçka. Shkel mbi shpuzë (dikush) nuk e njeh rrezikun, ia hyn me guxim diçkaje të rrezikshme, rrezikon pa frikë.
VALÍM,~I m. 1. Veprimi kur valoj a valohet diçka; zierje, vlim. Valimi i ujit. Valimi i rrobave (ndërresave). Pika e valimit shkalla e nxehtësisë kur uji a një lëng tjetër fillon të valojë.
2. fig. Bërja a zhvillimi me vrull e gjallëri i një pune a veprimtarie. Valimi i punës. Valimi i jetës. Valimi i këngës. Valimi i bisedës (i diskutimeve).
3. fig. Gjendja kur i shkaktojmë dikujt zemërim a shqetësime apo kur zemërohemi a shqetësohemi. Vlimi i gjakut. Vlimi i kokës.
✱Sin.: përvëlim, shkumëzim.
VEMÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. (lat. Membrana) Cipa e hollë që mbështjell qepën, vezën etj.; cipa e hollë që mbështjell një organ të trupit a të bimës; membranë; lëmazë. Vemesa e qepës (e vezës). Vemesa e qelizës. Vemesa e veshit. Vemesa e lëkurës së drurëve. Vemesë bërthamore. Vemesë bimore. Vemesë e farës. Vemesë e pllenimit.
2. Cipa e hollë që zë qumështi përsipër pasi valohet; ajkë, mazë. Vemesa e qumështit.
✱Sin.: lëmesë, mesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë