Fjalori

Rezultate në përkufizime për “valishtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLORTEK

BALLORTÉ/K,~U m. sh. ~QE, ~QET dhe ~KË, ~KËT Ortek dëbore, rrungajë; vendi ku kalon ose bie orteku. Ballortek i rrezikshëm. Gjurmët e ballortekut.
Sin.: ortek, rrungajë, reshme, vrujishtë, valishtë, dragë.

LERË

LÉR/Ë,~AI f. 1. Baltë e hollë, llucë; vend a gropë e gjerë me baltëhollë e me ujë të ndenjur; tokë e squllët që të thith brenda, moçalishte. Gropë me lerë. U lerë. Ngecilerë. I futi buajtlerë.
2. Zhultrup a në rroba, që bëhet ngapalarët për një kohëgjatë; llum, zdralë. Lera e kokës (e flokëve, e trupit). Lera e rrobave (e jakës). Ka zënë lerë.
3. Llum vaji; papastërtindryshme që zë një send. Lera e pushkës. Pastroi lerën e tytës.
4. edhe sh. ~A, ~AT Pellg me ujë në kullotat malore, që bëhet gjatë verës kur shkrin bora; gropë e madhembushet me ujë për të pirë bagëtitëkohën e thatësirës. Lerat e kullotave. I çoi bagëtitëlerë.
5. fig. Diçka e turpshme dhe e fëlliqur; njollë turpi; turp. I vuri lerë dikujt e njollosi, e turpëroi. Ia la lerën në derë. E bëri lerë dikë e turpëroi, i vuri njollë.
6. fig. Fjalëndyra e të turpshme. Nxori lerë nga goja.
7. si ndajf. Tërë, krejt (kur dikush a diçka fëlliqet shumë). U lerë me gjak.
Sin.: llucë, valishtë, hurdhë, llogaçe, moçalishte, zhul, zdralë, batak, zgjyrë, papastërti, zdrëmë, llum, fundërresë, papastërti, turp, ndyrësi, palavi.
M’u barku lerë piva shumë ujë; m’u fry barku; m’u barku kacek. E bëri lerë (dikë a diçka) e shau keq, s’la gjë pa thënë për të; e fëlliqi, e njollosi, e përleu. Nxjerr lerë nga goja (dikush) thotë fjalëndyra e të turpshme; shan rëndë; vjell vrer. I hedh lerë (dikujt) e turpëroj, e njollos, e përlyej; hedh baltë (mbi dikë a mbi diçka); i vë njollë.

SHEMBATË
VAL

VAL,~I m. kryes. nj. 1. Shesh në mal ku bariu ngre stanin për të veruar me bagëti. Bariu zgjodhi një val të përshtatshëm për të ngritur stanin e verës. Bagëtitë mrizonin në një val të freskët.
2. Luginë e gjatë ndërmjet malesh; vend i pjerrët në mal, me gurë shumëvegjëlrrokullisen lehtë. Nga gjiri i maleve mbi fshat zbriste një val deri afër fshatit. Pas shiut, gurgullima e ujit zbriti me forcë nëpër valin e pjerrët. Nga maja e malit, mundshihej një val i gjatëpërfundonte në një fushë.
3. Qafë mali. Pas disa orësh ecjeje, grupi arriti në valin që lidhte dy majat e maleve. Udhëtarët vendosënpushonin pranë një valindante dy malet.
Sin.: valishtë, lugore, qafalak, qafalik, rrëgallë.

VALISHTË

VALÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lerë gurëshrrokulliset nga një mal a nga një shkëmb, rrëgallë gurëshbie poshtë. Valishtë mali. Valishtat e bjeshkës.
2. Ortek bore, reshpe. Valishtë bore.
3. Borë e përjetshme që nuk shkrin kurrë; borë e madhe.
Sin.: leranë, lerë, dragë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.