Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÍKJ/E,~A f. 1. Shuarje. E lodhi shuarja e flakëve në pyll.
2. Mbyllje e dritave, e aparaturave me rrymë. Bëri fikjen e pajisjeve.
3. fig. Rrënim, shkatërrim, dëmtim i rëndë. Ishte një fikje e plotë e imazhit të tij.
4 Të fikët. Më erdhi si fikje.
✱Sin.: shuarje, të fikët, vakje, vakësirë, vaktësi, vakësi, mbytje.
NGROHTËSÍ,~A f. 1. Afsh i ngrohtë, që vjen nga një send; gjendja e ngrohtë e një sendi, të qenët i ngrohtë; kund. ftohtësi. Ngrohtësia e diellit (e zjarrit). Ngrohtësia e ujit (e ajrit, e tokës). Ngrohtësia e trupit. Lëshon ngrohtësi. E mban ngrohtësinë. Ngrohtësia e tokës gjatë muajit mars.
2. Ndjenja që kemi kur na ngrohet trupi. Më kalon një ngrohtësi. Rakia të jep një ngrohtësi në stomak.
3. fiz. Nxehtësi. Ngrohtësi specifike. Çliron ngrohtësi një trup.
4. fig. Qëndrim i afërm e i përzemërt, përzemërsi; të qenët i ngrohtë (në sjelljen, në qëndrimin kundrejt dikujt). Ngrohtësia e familjes (e vatrës familjare). Ngrohtësi njerëzore (prindërore). Ngrohtësi shpirtërore. E priti (e përshëndeti) me ngrohtësi. I foli me ngrohtësi. E ndien ngrohtësinë e shokëve.
5. fig. Shfaqja e një ndjenje të butë e të ëmbël, shprehja e një ndjenje të ngrohtë nëpërmjet një vepre artistike, një kënge etj. Këndon (luan) me ngrohtësi. E shkruar me ngrohtësi. Fjalë të thëna me ngrohtësi.
✱Sin.: vakësi, të ngrohtë, ngrohësi, nxehtësi, ngrohmë, vakësirë, vaktësi, afsh, kënaqësi, dashuri, mirëkuptim, përzemërsi, butësi, ëmbëlsi, ith.
PLOGËSHTÍ,~A f. 1. Të qenët i plogësht, vetia e atij që është i plogësht. Ka plogështi. Bie në plogështi. Doli nga plogështia.
2. fiz. Plogëti.
✱Sin.: plogëti, plogështim, ngathtësi, mefshtësi, apati, letargji, mëveshti, vaktësi, përtesë, amulli, amullim, këputje, amti, gjumë, gjumësi, topitje, avashllëk, dobësi, inerci.
VAKTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i vakët. Vaktësia e ajrit. Vaktësia e trupit.
2. fig. Mungesë gjallërie, shkathtësie e zelli; plogështi, ngathtësi; mungesë ndjenjash të forta a mbresash të gjalla. E priti me vaktësi. Shenja vaktësie. Shfaqje vaktësie. E mbërtheu një ndjenjë vaktësie.
✱Sin.: vakësi, vakësirë.
VAKËSÍR/Ë,~A f. 1. Vaktësi.
2. Kohë e butë dhe e ngrohtë, ngrohtësirë. Ishte vakësirë. Pas të ftohtit filloi të frynte një vakësirë. Ajri e mori një vakësirë të lehtë. Ndjeu një vakësirë nëpër tërë trupin që i avullonte.
3. fig. Gjë e vakët, diçka që nuk të lë asnjë gjurmë a mbresë, diçka që nuk të nxit. Na priti me vakësirë. Studimi që paraqiti kishte shumë vakësira.
✱Sin.: vaktësi, vaktësirë, ngrohtësirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë