Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAVAKSINÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i vaksinuar; që nuk është vaksinuar; kund. i vaksinuar. Nxënës të pavaksinuar.
2. fig. Që është i papërgatitur a i pakëshilluar etj. ndaj një të keqeje. Ndaj nacionalizmit ballkanik, fëmijët tanë janë të pavaksinuar.
►VAKSIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR mjek. 1. vetv. Marr a bëj një vaksinë për t'u mbrojtur nga një sëmundje. Janë vaksinuar kundër lisë (kundër fruthit). Në fshat kishin mbetur fare pak njerëz pa u vaksinuar. Gjatë dimrit, shumë njerëz vaksinohen kundër gripit sezonal. Jam vaksinuar kundër poliomielitit.
2. pës. e VAKSINÓJ.
✱Sin.: shënohem, shkruhem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë