Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vakoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGROH

NGROH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjngrohtë, i ngre pak temperaturën; i heqftohtët, i kthej ngrohtësinë; kund. ftoh. Ngroh dhomën (zyrën, shtëpinë). Ngroh ujin (qumështin, gjellën). Ngroh duart (këmbët). Ngrohzjarr. Fërkoj duart për t’i ngrohur. Ngroh vezët (një shpend) rri sipër vezëve derisadalin zogjtë. Dielli ngroh (lind) për të gjithë. (fj. u.). Flakadjeg, prushingroh. (fj. u.).
2. vet. v. III Lëshon ngrohtësi, jep ngrohtësi. Ngroh dielli. Ngroh zjarri (soba).
3. fig. I jap zemër me fjalëmira e me qëndrimafërt; i ngjall besim e shpresë për diçka; e afroj. I ngroh zemrën (shpirtin). Fjalët e tij na ngrohën. Ma ngrohe zemrën me këtë lajmmirë. Ai s’më ngroh nuk kam shumë shpresë tek ai, nuk i kam aq besim. Kjo punë s’më ngroh. Ato fjalë s’më ngrohin.
Sin.: përavulloj, vak, nxeh, vakoj, thek, zhegoj, zhegit, thekërroj, shalakuq, shullën, gjallëroj, afroj, inkurajoj, miqësoj.
As të ngroh e as të ftoh. 1. (dikush). Nuk të bën as mirë e as keq; nuk shqetësohet fare, nuk të ndihmon, nuk të nxit, por as nuk të ndalon; nuk ta kryen një punë ashtu si duhet; as prish e as ndreq; as ndez e as shuan; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; (s’është) as për tutje e as për tëhu; as të pjek e as të djeg. 2. Nuk të lë mbresa, nuk të prek fare, as të gëzon e as të hidhëron (një njeri, një vepër etj.); as ndez e as shuan. 3. (diçka). Është pa vlerë, nuk ka dobi; si ta kesh, si të mos e kesh njësoj është; as prish e as ndreq. Ngroh *vezë (dikush) tall. Ia ngrohu *xhepin (dikujt). Ma ngroh *zemrën (shpirtin) (dikush a diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.