Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ADOLESHÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka moshën ndërmjet fëmijërisë dhe pjekurisë, e re, vajzë, rinoshe. Dukej adoleshente. Kishte shenjat e adoleshentes.
2. fig. Vajzë e papjekur, naive, e padjallëzuar; vajzë pa përvojë jetësore. Ende me mendjen e adoleshentes.
✱Sin.: vajzë, vajzushkë, gocë, e re, rinoshe, rioshe, e papjekur.
VÁJZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fëmijë i seksit femër. Lindi vajzë. Vajzë e vogël. Vajzë e bukur (e zgjuar, e shkathët).
2. Fëmija femër kundrejt prindit të vet, e bija e dikujt; çupë. Ka dy vajza binjake. Vajzë e vetme. Vajza më e madhe.
3. Njeri i seksit femër deri në moshën e pjekurisë; femër e pamartuar. Vajzë lozonjare. Vajzë e përkëdhelur. Vajzë për kokë të vajzës. Vajzat adoleshente. Një vajzë 30-vjeçare.
4. Virgjëreshë. Hyri në manastir e mbeti vajzë.
✱Sin.: çikë, keçe, gocë, cucë, vashëz, vajzushkë, vasharele, virgjëreshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë