Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇIFT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri që merren së bashku ose numërohen si një njësi; dyshe; kund. tek. Një çift valltarësh. Një çift lojtarësh (sportistësh). Një çift kuajsh (qesh). Një çift shtyllash. Çifte gjethesh. Çift forcash. fiz. I ndaj në çifte.
2. Dhëndri me nusen ose i fejuari dhe e fejuara së bashku, dy veta në një lidhje intime. Çift i ri (i bukur). Çift i zgjedhur. Çifte të rinjsh. Uroj çiftin. Janë një çift. Dhoma e çiftit bashkëshortor. Marrëdhënie në çift. E bëj çift. bised. e martoj. Të trashëgohet çifti! ur.
3. Dy persona në një marrëdhënie të përkohshme pune ose ndonjë veprimtari tjetër. Punë në çift. Lojë në çift. Ndajeni klasën në çifte.
4. Një burrë e një grua ose dy veta që vallëzojnë së bashku. Vallëzojnë çiftet. U ndanë në çifte. Valle në çift. Një çift valltarësh.
5. Mashkulli dhe femra që jetojnë bashkë për t’u shumëzuar (për kafshët). Një çift pëllumbash. Një çift lepujsh.
6. vet. sh. Dy pafta prej metali të bashkuara në një bosht që mbërthehen në anë të kanateve të dyerve, të dritareve etj. për t’u rrotulluar kur hapen e mbyllen; menteshë. Çiftet e derës. Çiftet e dritares. Vajos çiftet.
♦ S’i gjendet çifti (dikujt) nuk ka tjetër si ai, nuk ka shok që t’i ngjajë (zakonisht për të mirë); nuk i gjendet shoku; nuk e ka shokun.
✱Sin.: dyshe, palë, menteshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë