Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÝEJ vep., LÉVA, LÝER kal. 1. E bëj diçka në sipërfaqe me vaj, me dhjamë etj.; i vë përsipër një shtresë boje ose një lëndë tjetër të lëngshme a të butë për t'i dhënë ngjyrë, për ta mbrojtur etj.; suvatoj, i jap ngjyrë diçkaje, ngjyroj; i vë bukës mbi të një shtresë gjalpi a diçka tjetër për ta ngrënë. Leu faqet (fytyrën, trupin, plagën). Lyej murin (shtëpinë). Lyej këpucët. Lyej dyert (dritaret, parmakët). Leu tepsitë me vaj. Lyej rrotat e qerres. Lyej me bojë (me vaj, me dhjamë, me rrëshirë). E leu me baltë (me llaç, me gëlqere). E leu me krem. E leu me jod. Lyej me furçë (me pompë). Leu buzët me të kuq. E leu bukën me gjalpë (me reçel).
2. Zhyt e njom diçka në një lëng; fëlliq, përlyej. I leu rrobat me gjak i bëri gjithë gjak. I leu këpucët në baltë i përbalti. I ka lyer duart (buzët) me shegë (me arra). Manaferrat të lyejnë.
3. fig., keq. I vë njollë dikujt, e përlyej; e fëlliq. I leu keq (kokë e këmbë).
4. fig., keq. Fsheh thelbin e vërtetë të diçkaje duke e paraqitur të zbukuruar e me tjetër ngjyrë.
✱Sin.: vajoj, bojatis, ngjyroj, gëlqeros, suvatoj, fërkoj, shapoj, vë, zhys, njom, fëlliq, laturis, përlyej, skuq, njollos, zhyej, fsheh, zbukuroj, mashtroj.
♦ U bë për ta lyer me *miell (dikush) shaka. Të *lan e të lyen (dikush). Ia leu *dorën (duart) (dikujt) keq. I ka lyer (i ka përlyer) *duart (dikush). I ka lyer duart me *gjak (dikush). Të lyen e të ngjyen (dikush) keq. shih të lan e të lyen (dikush) keq. Ia leu *qerren (dikujt) keq. Ia leu *rrotën (dikujt) keq. E lyen me *sheqer (diçka).
VAJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vajoj a vajohet. Vajimi i pushkës. Vajimi i makinës. Vajimi i makinerisë (i tornos).
2. fet. Veprimi kur prifti a frati lyen të krishterin me vaj të shenjtë, miro, në prag të vdekjes. Vajimi i të vdekurit. I bëri vajimin. Vajimi i fundit.
✱Sin.: vajisje, vajosje, lyrësim, mirosje.
VAJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Lyej diçka me vaj që ta ruaj a që ajo të punojë më lehtë, vajis, lyrësoj. Vajoj armën. Vajoj makinën (traktorin, motorin). Vajoj rrotat. Vajoj ingranazhet.
2. fet. vjet., kal. Lyej me “vaj të shenjtë’’, miroj, në prag të vdekjes një të krishterë, i bëj shërbimin e fundit fetar, miros (duke e lyer me vaj sipas riteve të fesë së krishterë). Vajoi të vdekurin.
✱Sin.: lyrësoj, miros.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë