Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALABÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised., përçm. Ai që ka sjellje halabake, pa dinjitet, që e merr jetën lehtë e që sillet pa edukatë; rrugaç. Shoqërohet me ca halabakë.
2. fig. Kukull a dordolec që vendoset në arë për të trembur shpendët dëmtuese.
✱Sin.: rrugaç, horr, vagabond, zuzar, endacak, dordolec.
VAGABÓND,~E mb., keq. Që nuk ka një vendbanim a strehë të përhershme dhe që lëviz nga një vend në tjetrin pa ndonjë qëllim të caktuar; që endet rrugëve pa punë dhe i pastabilizuar në jetë; që nuk ndjek rregullat dhe normat shoqërore e që bën veprime të dënueshme. Djalë vagabond. Vajzë vagabonde.
✱Sin.: rrugaç, endacak, bredharak, aventurier.
VAGABÓND,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që nuk ka një vendbanim a strehë të përhershme dhe që lëviz nga një vend në tjetrin pa ndonjë qëllim të caktuar; ai që endet rrugëve pa punë dhe i pastabilizuar në jetë; ai që nuk ndjek rregullat dhe normat shoqërore e që bën veprime të dënueshme. Sjellje prej vagabondi. Punë (veprim) vagabondi. Sillet si vagabond.
✱Sin.: rrugaç, endacak, bredharak, aventurier.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë