Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MJEGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Nis të bjerë mjegulla, mbulohet nga mjegulla, zhytet në mjegull (për një vend); kund. çmjegullohet. Mjegullohet qyteti. Mjegullohet fusha (lugina, mali).
2. vetv. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). Më vishen sytë si me mjegull; më turbullohet mendja, më ngatërrohen mendimet. Iu mjegullua mendja (kujtesa, koka). Iu mjegullua vështrimi. M’u mjegulluan sytë.
3. pës. e MJEGULLÓJ.
✱Sin.: avullohet, vagëllohet, errësohet, venitet.
VAGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vagëlloj a vagëllohet. Vagëllimi i yjeve. Vagëllimi i mëngjesit. Vagëllimi i ditës.
2. Gjendja kur vagëlloj a vagëllohet. Vagëllimi i mendimeve. Vagëllimi i arsyes.
3. Veprimi kur shohim me sy gjysmë të mbyllur, kur nuk shohim mirë nga sytë, kur na kapsallitin. Vagëllimi i shikimit. Vagëllimi i syve.
✱Sin.: vagëllimë, ag, muzg, mugë, mugëtirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë