Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vagëllim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KAPSALLITJE

KAPSALLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Përpëlitje e syve.
Sin.: pulitje, vagëllim.

MJEGULLIMË

MJEGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kohë a mot me mjegull. Ditë me mjegullimë.
2. fig. Mjegullim, mjegullinë. Hareja ishte e mbështjellë me mjegullimën e qytetit. Këto kujtime janë mjegullima që nuk ua tregojmë më as nipërve.
Sin.: mjegullinë, mjegulli, avullim, vagëllim, errësim, turbullim, paqartësi, pasiguri.

PULITJE

PULÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pulit ose kur pulitem.
2. Gjendja kur pulit ose kur pulitem.
Sin.: kapulitje, kapsallitje, vagëllim, kruspullim, kruspullosje, strukje, kapsitje, tulatje, zvogëlim, rrëgjim.

VAGULLI

VÁGULLÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vagëllim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.