Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fitoj shprehi e zakone të reja në një mjedis a në një shoqëri të caktuar; u përshtatem kushteve e rrethanave të jetesës a të punës në një vend të caktuar, familjarizohem me diçka; më bëhet diçka e zakonshme, më bëhet shprehi. Mësohem me klimën (me të ftohtët). Mësohem me punën e re. Mësohet me zakonet e vendit. Mësohem në errësirë. Nuk jam mësuar të rri pa punë. U mësuam me njëri-tjetrin. U mësova këtu. Është mësuar me jetë të rehatshme. Kush është mësuar, s’ka të pushuar. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Është e mundur të mësoj dikë a diçka. Shkolla është vendi ku mësohet e punohet. Nuk mësohet vetëm në shkollë, po edhe në jetë.
3. pës. e MËSÓJ.
✱Sin.: ambientohem, përshtatem, familjarizohem, vaditem, ushtrohem.
♦ Është mësuar (është rritur) në *pupla (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë