Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vadit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

POLIK

POLÍK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Vijë e vogël për vaditje. Vadit me polikë.

SHARNJEJ

SHARNJ/ÉJ vep. ~ÉVA ~ÝER Spërkas lulet, ujit, lag. Sharnjej lulet çdo mëngjes. I sharnjeu lulet edhe pas shiut.
Sin.: ujit, lag, njom, vadit, ujoj.

VADIT

VADÍTI (VADÍS) vep., ~A, ~UR kal. Ujit. Vadit kopshtin (arën). Vadit bimët. Vaditën tërë fushën dhe livadhet.
Sin.: ujoj, njom, njomshtoj, lag, lagshtoj.

VADITET

VADÍT/ET jovep., ~(u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ujitet, laget me ujë sipërfaqja e një toke, are, livadhi, bimët e mbjella etj. U vadit ara nga shiu. U vadit nga vada e ujit gjithçkaishte mbjellë.
2. pës. e VADÍT.
Sin.: ujohet, njomet, njomshtohet, laget, lagështohet.

VADITJE

VADÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vadit a vaditet sipërfaqja e një toke a bimët e mbjella, ujitje. Vaditje e plotë. Vaditje me rend. Vaditja e grurit (misrit). Koha e vaditjes. Është koha e vaditjes. Mënyra e vaditjes.
Sin.: lagie, njomje, qullje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.