Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÁD/E,~JA f., vjet. 1. Afat, kohë, që është caktuar për fillimin a mbarimin e një pune, cak, datë e caktuar. Kur t’i vijë vadja. E ndanë (caktuan) vaden e dasmës. E shtynë vaden. Vadja nuk shkelet. Udha vade s’ka. (fj. u.). I ka shkuar vadja pagesës. E ka shkelur vaden.
2. vjet., etnogr. Koha gjatë së cilës një nuse e re lejohet të kthehet te prindërit; leja për këtë qëndrim. Tri javë mbas martese, nusja e ka vaden të kthehet për disa ditë në gjini (në familjen e prindërve të saj). Sa ia la vaden? Ia ndau vaden. Vadja nuk mund të jetë më shumë se trembëdhjetë net.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë