Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësia e vijave që bëhen në një arë a në një kopsht dhe e lugjeve që vendosen për të ujitur; vijë për ujitje; sasia e ujit që duhet për të ujitur një arë a një kopsht. Vadë e gjerë (e ngushtë). Tokë nën vadë tokë që mund të ujitet, tokë nën ujë. Tokë mbi vadë tokë që nuk mund të ujitet. Erdhi vada. Lëshoi vadën. Po pret vadën. Ka radhën e vadës. Një vadë ujë. Shteroi vada. Ia qiti vadat (vijat) arës. E shtriu vadën me tubacione. E bëri vadën gati me lugje. Kemi shpëtuar qysh kur na erdhi vada.
2. Ujitje, vaditje. Po merrej me vadën e arës.
3. Rendi i ujitjes; radha e marrjes së ujit për ujitje. Koha (dita) e vadës. Sot ka vadën. Po pret vadën.
✱Sin.: vijë, kanal, rrëkajë, çurg, rrëke, jaz, she.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë