Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZAMINÚESH/ËM (i), ~ ME (e) mb. Që mund të vëzhgohet me kujdes, që mund të ekzaminohet. I ekzaminueshëm në autopsi. Të jetë i ekzaminueshëm. Sot janë të ekzaminueshëm brenda standardeve.
FÓKUS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. spec. Pika e ndërprerjes së rrezeve të dritës, të nxehtësisë etj.; pika ku objekti që vëzhgohet a fotografohet jepet më qartë për syrin, nëpërmjet teleskopit, objektivit të aparatit fotografik etj. Rregulloi fokusin e aparatit.
2. fig. Qendër. Biseda kishte në fokus ngjarjet e fundit.
GJÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jam në një vend, ndodhem diku; ndodhem rastësisht ose papritur diku. Gjendem në Tiranë. Gjendem larg. U gjendëm ballë për ballë. Nuk u gjenda aty.
2. vetv., vet. v. III Bie, shtrihet diku. Gjendet në veri (në jug). Vendi ku gjendet.
3. vetv., fig. Jam ose bie në një gjendje që nuk e prisja, ndeshem padashur me diçka; ndodhem, jam. U gjenda ngushtë. U gjend në befasi. U gjendën në ditë të keqe. U gjenda përpara një të papriture. U gjenda bosh nuk isha i përgatitur; nuk dija si të përgjigjesha.
4. vetv., fig. (me trajtë të shkurtër përemërore) I ndodhem pranë dikujt, e ndihmoj në rrethana të vështira a për çdo gjë; i bëhem krah. Iu gjend vëlla. Iu gjend te koka. Iu gjend në çaste të vështira.
5. vetv., kryes. vet. v. III Del a shfaqet papritur si për ta ngatërruar a vështirësuar më tepër diçka. Ku u gjend edhe ai?
6. vetv., vet. v. III (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). Kam me vete rastësisht diçka, më ndodhet. S’m’u gjendën para me vete. Mos ju gjendet një laps?
7. vetv., vet. v. III Quhet, pranohet, shihet. U gjend e arsyeshme. U gjend me vend.
8. vetv., vet. v. III Është, ka; ndeshet; ndodhet në sasi të caktuar, është pjesë përbërëse e diçkaje. Gjendet në gjak. Gjendet rrallë. Gjendet në popull.
9. pës e GJEJ. U gjend nga policia.
✱Sin.: qëndroj, rri, ndihmoj, vij, shfaqem, shtrihem, quhet, pranohet, shihet, haset, njihet, rastis, bie, qëllon, bëhet, vërehet, vëzhgohet.
♦ Nuk i gjendet *ana. S’i gjendet (s’i duket) *binaja (dikujt a diçkaje) S’i gjendet *çifti (dikujt). S’i gjendet një i dytë (dikujt). Nuk i gjendet *filli (diçkaje). Sa për t’u gjendur në *fjalë. Iu gjend (iu ndodh) në *krah (dikujt). S’i gjendet (i humbi) *nishani (diçkaje). I gjendem (i ndodhem) *pranë (dikujt). Nuk i gjendet *shoku (shoqja) (dikujt a diçkaje). Gjendem (jam) në *udhëkryq.
NDODH vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Zhvillohet ose kryhet një ngjarje, ngjet. Ndodhin në jetë. Ndodhin kudo. Sido që të ndodhë. Ç’po ndodh? Ka ndodhur shumë kohë më parë. Burgosja ndodhi në vjeshtë.
2. vet. v. III Zhvillohet ose kryhet diçka rastësisht, rastis. Ndodh nganjëherë. Ndodhin edhe gabime. Ndodhi një e papritur. Gjëra që ndodhin.
3. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Pësoj diçka të papritur a të papëlqyeshme, më ngjet diçka. I ndodhi një fatkeqësi (një vdekje). Ç’të ka ndodhur? Mund t’i ndodhë kujtdo.
4. Gjendem, jam diku. Ndodhi në një mbledhje. Ndodha në gjumë.
5. Kam me vete rastësisht diçka, më gjendet; kam. Ndodhi duarbosh. Nuk më ndodhën të holla me vete.
✱Sin.: zhvillohet, kryhet, bëhet, ngjet, rrjedh, rastis, qëllon, takon, ngjan, rrjedh, godit, vjen, takon, vërehet, zhvillohet, bëhet, zatet, haset, vëzhgohet, shpifet, është, bie, shkaktohet.
NGJA/J vep., ~VA, ~RË jokal. 1. Kam veti, tipare a cilësi shumë të afërta ose pothuajse të njëjta me një tjetër, jam gati njësoj me një tjetër; përngjaj, shëmbëllej. I ngjan babait (të atit). Ngjan me të vëllain. Ngjajnë njëri me tjetrin. I ngjan shumë (pak, krejt). Fshati im i ngjan tuajit. Viti vitit nuk i ngjan.
2. vet. v. III Duket. Qyteti ngjan si për festë. Kjo pamje ngjan si e pikturuar.
3. vet. v. III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më duket, më bëhet se...; ka mundësi të jetë. Më ngjan se ka ardhur. Kështu më ngjan. Nuk më ngjan të jetë ai. Ashtu ngjan të jetë. Më ngjan se dëgjova zhurmë në korridor.
4. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) bised. Më shkon, më ka hije. S’të ngjan mirë ky fustan. Nuk të ngjan ty ta bësh këtë punë.
5. bised., kal. Bëj diçka fare të afërt me diçka tjetër, e bëj pothuajse si një tjetër; imitoj. Ia ngjaj shkrimit të tij. Nuk di në ia ngjaj.
✱Sin.: përngjaj, përngjas, shëmbëllej, ngjas, prirem, ngjasoj, afroj, shtie, anoj, vij, dukem, shëmbëllehem, shkrep, është, shkon, vjen, afron, imitoj, ngjet, zhvillohet, bëhet, ndodh, vëzhgohet, takon, rastis, qëllon, rrjedh.
♦ Bëmë *baba të të ngjaj.
PAVËZHGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të vëzhgohet me sy të lirë; kund. i vëzhgueshëm. Objekt (dron) i pavëzhgueshëm. Anije e pavëzhgueshme.
SHESHPÁMJ/E,~A f. 1. usht. Hapësirë nga mund të vrojtohet në një drejtim të caktuar. Sheshpamja e zbuluesit. Vendi u siguronte luftëtarëve sheshpamje të mirë.
2. libr. Vend i hapët nga ku mund të vëzhgohet një pamje. Sheshpamja e restorantit. Bujtina ka një sheshpamje të gjerë. Ndërtesa nuk kishte sheshpamje.
►VIGJIL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Rrihet syhapur, vëzhgohet a përgjohet duke i bërë sytë katër e gati për të vepruar shpejt në rast të një rreziku. Këtu vigjilohet dhe punohet. Vigjilohet me kujdes. Vigjilohet natë e ditë.
2. pës. e VIGJILÓJ.
✱Sin.: përgjohet, ruhet, ndiqet, mbikëqyret, ajgëtohet.
VROJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiqem me sy nga dikush, vëzhgohem; më shohin me vëmendje për një qëllim të caktuar.
2. vetv., vet. v. III. Studiohet diçka duke u ndjekur me vëmendje zhvillimi i tij, bëhen kërkime a vëzhgime në një drejtim të caktuar; vëzhgohet. Vrojtohen dukuritë e natyrës. Vrojtohen tërmetet. në faza të ndryshme. U vrojtua në disa drejtime studimi. Vrojtohen shpërthimet e vullkanit.
2. pës. e VROJTÓJ.
✱Sin.: vëzhgohem, vërehem, këqyrem, mbikëqyrem.
VËZHGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vëzhgoj a kur vëzhgohem. Vëzhgimi i një dukurie. Pikë vëzhgimi (usht.). Aeroplan (anije) vëzhgimi. Trupa vëzhgimi (usht.). Ndërpres vëzhgimin
2. Ajo që është vënë re a që vëzhgohet; ajo që paraqitet me gojë ose me shkrim (në trajtën e një punimi të shkurtër) pas një shqyrtimi të vëmendshëm e sistematik; gjurmim, hulumtim. Vëzhgime shkencore (gjuhësore, historike, astronomike, meteorologjike). Vëzhgime mbi mënyrën e jetesës. Vëzhgime mbi pjesëzat në gjuhën shqipe.
3. Kujdes; kontroll, mbikëqyrje. Është nën vëzhgimin e mjekut. Sera e perimeve ishte nën vëzhgimin e agronomit. Ishte nën vëzhgimin e policisë.
✱Sin.: mbikëqyrje, këqyrje, hetim, përgjim, vrojtim, ruajtje, kontroll, ndjekje, gjurmim, hulumtim, studim, shqyrtim.
ZOTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Jam zot a pronar i diçkaje; e kam në dorë dikë a diçka; kam. Zotëronte tokën. Zotëron mjete të shumta (të fuqishme).
2. fig., kal. E kam në dorë dhe mund ta bëj si dua; kam fuqi të plotë mbi diçka; përmbaj; mposht. Nuk i zotëronte dot këmbët. Di ta zotërojë veten si në çaste të hidhura, edhe në çaste të gëzuara. E zotëron gjendjen. E zotëroi sallën. E zotëronte turmën me një fjalë e me një lëvizje të prerë të dorës.
3. kal. E di a e njoh mirë diçka, e kam përvetësuar si duhet; ia them mirë një zanati. E zotëron mirë profesionin (teknikën). Zotëron dy gjuhë të huaja.
4. kal. dhe jokal., vet. v. III Gjendet më lart se diçka tjetër dhe lejon që kjo të shihet e të vëzhgohet mirë; është a ndodhet përmbi diçka. Kodra zotëron qytetin. Kalaja zotëron fushën. Shkëmbi zotëron mbi lumë.
5. jokal., kryes. vet. v. III Është përhapur kudo, ka përfshirë çdo gjë; ka më shumë; mbretëron, sundon. Zotëron një gjendje e shkëlqyer. Zotëroi qetësia. Zotëron një atmosferë pune (e ngrohtë). Një heshtje varri zotëronte mbi katund sikur s'kishte frymë njeriu aty.
6. kal. Tremb, i fut frikën. Më zotëroi djalin i paudhi.
✱Sin.: gëzoj, kam, mbaj, zotoj, përmbaj, mposht, sundoj, përvetësoj, përtyp.
ZOTËRÚES,~E mb. 1. Që ka pronë; që zotëron diçka. Pala zotëruese.
2. Që është në një vend kyç, që lejon të vëzhgohet e të kontrollohet tërë vendi rreth e rrotull. Pozicion zotërues. Kodër (pikë) zotëruese.
3. Që është më i përhapur se të tjerët, që zë vend më të madh se të tjerët; që zotëron. Tipare zotëruese. Mendim zotërues. Koncepte zotëruese. Ngjyrë zotëruese. U bë zotërues.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Zotëruesi i tokave. Zotëruesi i parave. Zotëruesi duhet ta dëshmojë të drejtën e tij.
✱Sin.: mbajtës, pronar, sundues, plëngçor, përvetësues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë