Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VËZHG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ndjek me sy dikë a diçka, e vështroj me vëmendje që ta njoh mirë; përgjoj veprimet e dikujt, gjurmoj lëvizjet e tij, e ruaj nga vete a çfarë bën; hetoj. Vëzhgonin lëvizjet e armikut. E vëzhgonte nga një vend i fshehtë. E vëzhgonte nga larg me dylbi.
2. Ndjek diçka me sy për qëllime studimi a kërkimi shkencor, vështroj dikë a diçka për ta studiuar; ndjek sistematikisht zhvillimin e një dukurie dhe mbaj shënimet e duhura; studioj. Vëzhgojnë tërmetet. Vëzhgon ndryshimet e klimës në një krahinë. Vëzhgoj përdorimin e fjalëve të reja (zhvillimin e gjuhës standarde, dukuritë dialektore). Vëzhgoj fjalët e huaja (barbarizmat).
3. Ndjek vazhdimisht si kryhet një punë a një detyrë, si zbatohen rregullat etj.; kujdesem për dikë a për diçka; ndjek. Vëzhgoj ecurinë e punës. Vëzhgoj të sëmurin. Vëzhgoj zbatimin e rregullave.
✱Sin.: vrojtoj, vërej, këqyr, mbikëqyr, përgjoj, ruaj, hetoj, studioj, hulumtoj, gjurmoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë