Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KËQÝR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shikohem a vështrohem në pasqyrë.
2. vetv., kryes. v. III Pranohet a merret në shqyrtim; shqyrtohet.
3. pës. e KËQÝR.
✱Sin.: shikohem, vështrohem, shqyrtohet.
►SHÍHEM jovep. PÁSHË (u), PÁRË 1. vetv. Shoh veten të pasqyruar diku; shikohem. Shihem në pasqyrë.
2. vetv. Shoh dikë dhe ai me sheh mua. U panë sy ndër sy. U panë vëngër.
3. vetv. Takoj dikë, gjendem bashkë me të. S'jemi parë që në verë. Kur do të shihemi prapë? U pafshim shëndoshë (me të mira) ur.
4. bised., vetv. Vizitohem te një mjek. Është parë në shumë doktorë. U pa te mjeku i syve.
5. vet. v. III Vete diku; shfaqet, del në shesh, duket. S'janë parë më këtej. Është parë në Fier. Po shihen frytet e para të kësaj lëvizjeje.
6. vetv., vet. v. III Merret vesh, kuptohet qartë; merr fund, përfundon (zakonisht jo ashtu si e pritnim). U pa që s'ka për të rënë shi. U pa dhe kjo punë. U pa që s'nisemi dot sot.
7. bised., vetv., vet. v. III, kr. thj. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më duket, më bëhet, kam përshtypjen se është kështu a ashtu. M'u pa i sëmurë. Iu pa më e madhe. M'u pa i mërzitur. Na u panë të gëzuar.
8. pës. e SHOH. Ky dimër s'është parë. Shihet e nevojshme. Së largu nuk shihet.
✱Sin.: shikohem, vështrohem, këqyrem; takohem, vizitohem (te mjeku);
♦Jam parë *hënabrenda (me dikë). Jam parë *hënajashtë (me dikë). Jam parë *hënaprapë (me dikë). U pa *puna.
►SHIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shikoj veten në një pasqyrë a në një sipërfaqe të lëmuar; shihem, këqyrem. Shikohem gjithë ditën në pasqyrë. Shikohej në grykën e pusit. Shikohej në ujin e liqenit.
2. vetv. Shihem sy më sy me dikë në mënyrë të ndërsjellë, shkëmbejmë shikimet. U shikuan sy ndër sy. U shikuan shtrembër. Shikohen mes tyre.
3. vetv. Takohem me dikë. Shikohemi e flasim. Nuk shikohemi qëkur. Shikohemi më vonë. Shikohemi përsëri.
4. vetv., bised. Vizitohem te një mjek, kontrollohem. Shikohem te një doktor me emër.
5. pës. e SHIKÓJ. S’shikohet me sy. Mund të shikohet me sy të lirë.
✱Sin.: shihem, këqyrem, vështrohem, gjendet, shfaqet, vërehet, shqyrtohet, piqem, kontrollohem.
VËSHTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vështroj a vështrohem. Vështrimi i orës. Vështrimi përjashta. Vështrimi i qytetit. Vështrim nga dritarja.
2. Drejtimi i syve te dikush a te diçka; shikim; shprehja e syve, mënyra si shikon dikush. Vështrim i mprehtë (i ngrohtë, i zjarrtë, i ftohtë). Vështrim i fshehtë (tinëzar). Vështrim kureshtar (pyetës, përbuzës, qortues). Vështrim i dyshimtë. Shkëmbyen vështrime. I hodhi një vështrim e vështroi. Treti (hodhi) vështrimin larg. Vështrim mospëfillës. Vështrim me bisht të syrit. Vështrim flirtues.
3. fig. Syri a këndi me të cilin vështrohet ose gjykohet një çështje; pikëpamje. Vështrim kritik. Vështrim i ri. Nga ky kënd vështrimi. Sipas vështrimit tim sipas meje. Një vështrim më vete.
4. Kuptim. Në ç'vështrim përdoret kjo fjalë? Në një vështrim me të ngushtë.
5. Paraqitje e përmbledhur e të dhënave, e fakteve etj., që lidhen me një send a me një ngjarje të veçantë. Vështrim i shkurtër (i përgjithshëm). Vështrim përmbledhës.
✱Sin.: shikim, kundrim, këqyrje, vrojtim, vëzhgim, këndvështrim, pamje, të parë, sy, paraqitje, vërejtje.
♦ Në vështrim (në *shikim) të parë libr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë