Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGULÍ,~A f., krahin. Përzierje e stomakut, pështirosje, vështirosje. Më vjen anguli. Më ka zënë angulia.
✱Sin.: neveri, gërdi, krupë, vel, pështirosje, vështirosje.
NEVERÍ,~A f. 1. Ndjenjë e përzierjes së stomakut para një gjelle a para një ushqimi që nuk na pëlqen a që na ka velur dhe që s’e shohim dot me sy; ndjenjë e përzierjes nga një aromë e pakëndshme; krupë. Ha me neveri. Ka marrë neveri. Shtrembëroi fytyrën me neveri.
2. fig. Ndjenjë përbuzjeje të thellë për dikë a për diçka, ndot. Ndien neveri për dikë a diçka. Të ngjall neveri. E shihte me neveri e përçmim. E flaku (e shtyu) me neveri. E shpërfilli me neveri. Servil deri në neveri.
✱Sin.: krupë, efsh, të pështirë, pështirosje, të pështjellë, të vështirë, vështirosje, të vjellë, ndot, gërdi, shpërshije, të ndytë, të ndotë, ndotësi, neveritje, përbuzje, datë.
NEVERÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi a gjendja kur neverit ose kur neveritem. Neveritja nga ajo përzierje aromash. Neveritja e punës (e shkollës). Neveritja nga jeta.
2. Neveri. Shihte me neveritje. E dënoi me neveritje. E shpreh qartë neveritjen e tij. Ndjenja e neveritjes e shoqëroi gjatë gjithë udhëtimit.
✱Sin.: vështirosje, pështirosje, neveri, të pështirë, të vështirë, të përzier, të pështjellë, velje, velitje, braktisje.
PËSHTIRÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pështiros ose kur pështirosem.
2. Neveri a krupë për dikë ose për diçka që nuk na pëlqen, që e urrejmë a e përbuzim; të pështirë. Një ndjenjë pështirosjeje. Më shkaktonte pështirosje. E shikonte me pështirosje.
✱Sin.: neveritje, neveri, vështirosje, krupë, të pështirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë