Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vështirohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NEVERITEM

NEVERÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III vjen neveri nga një ushqim, nuk e ha më nga neveria, më vështiroset. I është neveritur ajo gjellë. Iu neverit alkooli.
2. fig., vetv. Provoj një ndjenjëpapëlqyeshme për dikë a për diçka; më mërzitet shumë dikush a diçka, mezi e duroj, s’e duroj dot, ndiej neveri. M’u neverit kur e pashë. U neverit nga skena që pa. Iu neverit ajo lloj jetese. Të neveritetndenjurit kot.
3. pës. e NEVERÍT.
Sin.: vrazhdohem, velem, vështiroset, përzihet, pështiroset, pështiret, mërzitet, vështiret, shpif, vështirohet, gërditet, gulçohet, vrazhdohet, pështillet, efshohet, ndotet, ndyhet, velitet.

VËSHTIRËSOHET

VËSHTIRËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Bëhet i vështirë a më i vështirë diçka. Vështirësohej gjithnjë e më shumë jeta (jetesa). Iu vështirësua frymëmarrja. U vështirësua lëvizja.
Sin.: vështiret, vështirohet, rëndohet, keqësohet, koklavitet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.