Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEMONSTRUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i demonstrueshëm a i vërtetueshëm.
DEMONSTRÚESH/ËM (i),~ME (e) mb., libr. I vërtetueshëm, që mund të vërtetohet e të tregohet konkretisht.
PAVËRTETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që s’mund të provohet si i vërtetë, që s’mund të vërtetohet; i paprovueshëm; kund. i vërtetueshëm. Mendim (dyshim) i pavërtetueshëm. Hipotezë e pavërtetueshme.
PROVÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që mund të provohet, që mund të dëshmohet. Faj i provueshëm.
✱Sin.: i dëshmueshëm, i vërtetueshëm.
TEORÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mat. E vërtetë shkencore, e cila duhet provuar me arsyetime e me veprime të ndryshme; rregull në matematikë, që duhet provuar e duhet vërtetuar; pohim shkencor i vërtetueshëm nëpërmjet një arsyetimi logjik të ndërtuar duke u nisur nga aksioma të ndryshme. Teoremë gjeometrike. Teorema e Pitagorës. Shprehja e teoremës. Vërtetoj një teoremë gjeometrike.
VERIFIKÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. Që mund të verifikohet, i vërtetueshëm, i kontrollueshëm. Dokument i verifikueshëm. Është e verifikueshme...
VËRTETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të vërtetohet. Fakt i vërtetueshëm. Lajm i vërtetueshëm.
✱Sin.: i dëshmueshëm, i provueshëm, i dokumentueshëm, i faktueshëm, i argumentueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë