Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TÉST/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Moshë e njëjtë, vërsë; brez a brezni njerëzish. Testja jonë. Ishin të një testeje. Ishte si në testen tënde.
2. Njerëz të një zanati, të një profesioni a të një niveli kulturor, njerëz të një shkalle a të një dore. Ishin një teste. Ishte i testes sonë.
3. Cilësi, kategori, lloj (për pijet dhe sendet ushqimore). Testja e parë (e dytë).
✱Sin.: moshë, vërsë, brez, cilësi, lloj, kategori.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë