Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VËRR/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR 1. jokal., vet. v. III Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur, lëshon virrmë (për dhitë); nxjerr një zë a britmë të çjerrë (për disa kafshë). Vërriste dhia (cjapi). Vërriste dhia me të madhe se i kishte mbetur koka në një vrimë të gardhit.
2. keq., jokal. Flas me zë të lartë e të çjerrë, çirrem; bërtas. Vërriste si i shkalluar. Vërriste nga inati. Mos vërrit!
3. kal. I flas a i thërras dikujt me zë të lartë, i bërtas. I vërriti me sa zë që kishte.
✱Sin.: çirrem, bërtas, vërret, mekërin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë