Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VËNGËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. I shkon shtrembër; vete vëngër, sheh shtrembër (për sytë). I vëngërojnë sytë.
2. edhe kal. Shoh shtrembër, jam i vëngër; e shikoj dikë me bisht të syrit a vjedhurazi. Ka ca kohë që vëngëron. Ka vëngëruar që fëmijë. E vëngëroi nga këmbët te koka.
3. kal. Shtrembëroj (për sytë). Vëngëroi sytë shikoi shtrembër.
4. fig., edhe kal. E shikoj dikë me inat a me keqdashje; e shikoj me zili a me dyshim. Ia vëngëroi sytë gjatë (dikujt).
✱Sin.: vëngoj, gemtoj, shtrembëroj.
ÇAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Eci duke shkuar anash ngaqë kam njërën këmbë më të shkurtër ose ngaqë i kam të dyja të shtrembra a të sëmura, eci çalthi. Çalon nga këmba e majtë. Çalon shumë (pak). Ecën duke çaluar. Plagët e detyronin të çalonte. Dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.
2. fig., vet. v. III Bëhet me të meta, nuk ecën në rregull diçka; ka të meta. Çalon puna. Çalon nga ekonomia. Çalon nga ana artistike (e stilit). Sepse tani bashkëpunimi çalon mjaft.
3. fig. Nuk përparoj mirë në një mësim a në një punë, e përvetësoj me të meta; e bëj me të meta diçka, kam të meta e zbrazëti. Çaloj në mësime (në punë). Çalon te gjuajtja. Çalonim tek metodologjia e studimit.
4. kal., fig. E bëj që të mos ecë në rregull, i nxjerr pengesa për të mos shkuar mirë, pengoj. Ia çaloi punën. Ai po na çalon.
✱Sin.: shqepoj, vëngoj, pengoj.
♦ Çalon nga të dyja *këmbët (diçka). Çalon nga *mendja (dikush). keq. Çalon nga *trutë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë