Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vëngërt”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHASHI

SHASHÍ mb.shikon shtrembët, i vëngërt, vëngosh, syll, shakshi. Ishte sy shashi. Nuk kuptohej nga po shikonte djali me sy shashi.
Sin.: i vëngërt, vëngosh, syll, syshtrembër, syshakshin, shakshi.

VËNGËRT

VËNGËRT (i, e) mb. I vëngër.

ÇAKËRR

ÇÁKËRR,~E mb., bised. 1. I vëngërt, syll. Djalë çakërr. Çakërr nga sytë.
2. Që i ka sytë me ngjyrëçelur ose të larmë (për kafshë e shpendë). Ka çakërr. Pëllumb çakërr.
3. fig. Që ka diçkaparregulltsjelljen e tij, që silletmënyrëpazakontë e të papritur; i prapë, ters. Çakërr nga mendtë. Ka një djalë çakërr.
Sin.: i vëngërt, syll, i prapë, ters.

ÇAKËRR

ÇÁK/ËRR,~RRI m. sh. ~RRA, ~RRAT bised. 1. Njeri me sy të vëngërt.
2. Ai që silletmënyrëparregullt, në mënyrëpazakontë dhepapritur. - Dëgjo, ti çakërr! Erdhi çakrri dhe na trazoigjithëve.

ÇAPRAZ

ÇAPRÁZ,~E mb., bised. 1. Që i ka dhëmbët pakkthyer, një majtas e një djathtas (për sharrë etj.). Sharra çapraze.
2. Që ka diçkaparregullt e jo të zakonshmesjelljen e tij, që nuk i peshon ose nuk i mat fjalët; i prapë, nopran. Njeri çapraz. Djalë çapraz. Vajzë çapraze. Është pak çapraz.
3. bëhet me lajthitje, pa lidhje ose jashtë rregullitzakonshëm. Mendime çapraze. Fjalë çapraze. Ndjenja çapraze.
4. Që i ka sytëvëngërt; çakërr.
Sin.: i prapë, i parregullt, nopran, çakërr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.