Fjalori

Rezultate në përkufizime për “vëllazëroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DYLLË

DÝLL/Ë,~I m. 1. Lëndë e butë me ngjyrëverdhë a të bardhë me të cilën bletët bëjnë hojet. Dyllë i verdhë (i bardhë). Dyllë i kuq lëndë me ngjyrëkuqe, që bëhet nga përzierja e rrëshirës ose e dyllit me lëndëtjera minerale, që ngurtësohet shpejt dhepërdoret zakonisht për të vulosur diçka. Dyllë artificial. Dyllë parketi (për dysheme) lëndë e butë për të lyer dërrasat e dyshemesë. Dylli i hojeve (i bletëve). Dyllë për dhëmbë. Pite (bukë) dylli. Letër dylli letër e posaçme, e lyer me një shtresehollë dylli, që shërben për të shumëfishuar një tekstshtypurmakinë shkrimi. Lule dylli (bot.). Dylli bëhet si të duash; kukumjaçkë e dallëndyshe. (fj. u.). Nuse prej lecke, dhëndër prej dylli. (fj. u.).
2. Rrëshira e disa drurëve (si kumbulla, qershia, kajsia etj.); lëngu i trashë si rrëshirënxjerrkrye kokrra e fikut kur piqet mirë. Dylli i kumbullës (i qershisë). Sëmundja e dyllit (bot.) sëmundje që u bie disa pemëve (kumbullës, qershisë etj.) dhe që i bën t'u kullojë vende-vende rrëshirë nga trungu.
3. Lënda e butëmbush kokrrat e drithërave përpara se të piqen plotësisht. fazën e dyllit. Ështëdyllë gruri (thekra). Kanë rënëdyllëlashtat.
4. Lëndë e yndyrshmengjyrëverdhë, që krijohetkanalin e veshit nga disa gjendra dhjamore; makrosë. Dylli i veshit. I ka zënë veshi dyllë.
5. bised. Ajka e leshit. Dylli i leshit.
U dyllëfytyrë (dikush) u zbeh krejt, u zverdh shumë, u irnos; u limon fytyrë; u lule kungulli; u ftuafytyrë; u labot krahin. *Bukë dylli. U ndërroj dyllin e veshëve shaka. i pajtoj, i vëllazëroj dy vetajanë grindur mes tyre.

PAJTOJ

PAJT/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bëj që të kenë përsëri marrëdhëniemira a miqësore dy a më shumë veta që i mbanin mëri njëri-tjetrit ose që ishin grindur. I pajtuan të dy shokët. Ndërhynë për t’i pajtuar. Pajtuan gjaqet (etnogr.) ndërhynë që të pushonte gjakmarrja ndërmjet dy familjeve.
2. kal. Sheshoj kundërtitë ndërmjet dy a më shumë pikëpamjeve, tezave, qëndrimeve etj., i afroj që të përputhen. Përpiqej t’i pajtonte pikëpamjet (qëndrimet) e të dyja palëve.
3. bised., kal. E bëjpushojëqari; e qetësoj; i lehtësoj dhembjen. E pajtoi fëmijën (motrën e vogël). Pajtoi vajin. I pajtoi zemrën (shpirtin). I pajtoi plagët.
4. jokal., kryes. v. III Shkon a përshtatet me diçka tjetër, përputhet; pajtohet. Ngjyrapajtojnë njëra me tjetrën. Veprimepajtojnë. Në këtë pikë pajtojnë.
5. bised., jokal. Bie në një mendje me dikë, arrij në një zgjidhjepërbashkët me dikë, bieujdi, merrem vesh. Pajtoi me të vëllanë (me prindërit, me të motrën me kolegët).
Sin.: paqësoj, paqoj, miqësoj, riafroj, ndreq, vëllazëroj, bashkoj, rregulloj, puq, përputh, përshtat, qetësoj, ujdis.

VLLAZNOJ

VLLAZN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vëllazëroj.

VËLLAZNOJ

VËLLAZN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vëllazëroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.