Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VËLLÁM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. 1. Secili nga dy shokë të ngushtë, të rinj a burra, që pinin nga një pikë gjak prej njëri-tjetrit dhe bëheshin si vëllezër, ai që pinte gjak me një tjetër, probatin; vëllamë bëheshin dy vetë kur ishin në të njëjtën moshë, të rinj ose burra, të cilët ishin shumë miq dhe e vlerësonin njëri-tjetrin, vëllamëria mund të bëhej edhe ndërmjet një burri dhe një gruaje. E bëri (e kishte) vëllam. U bënë vëllam. Besnik si vëllami. Ata të dy janë vëllamë.
2. Një i afërm i dhëndrit, që shoqëronte nusen kur i vihej kurora; secili nga të dy fëmijët që rrinin pranë dhëndrit e nuses kur këta vinin kurorë. Vëllami i dhëndrit. Vëllami e mbante nusen për krahu.
✱Sin.: vëlla, probatin, byrazer, vëllath.
VËLLAMËRÍ,~A f., etnogr. Një nga doket e hershme, që kishte për qëllim të forconte miqësinë ndërmjet dy të rinjve a dy burrave, duke pirë një pikë gjak nga njëri-tjetri; lidhja që kishin vëllamët midis tyre, të qenët vëllam me dikë. Vëllamëri e fortë. Kishte vëllamëri me të.
2. përmb. Tërësia e vëllamëve, vëllamët. U mblodh vëllamëria.
✱Sin.: vëllami, probatini.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë