Fjalori

Rezultate në përkufizime për “uzo”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARAK

ARÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Lloj rakie e fortë me prejardhje nga vendet e LindjesMesme, e bërë nga orizi, kallam sheqeri, anasoni ose lëngu i arrës së kokosit, që përdoretgatimendryshmezonat nga vjen. Arak orizi (kokosi, anasoni etj.) Ëmbëlsirë araku.
Sin.: uzo, rum.

GREK

GREK,~E mb. lidhet me Greqinë ose me grekët, që është karakteristik për Greqinë ose për grekët, i Greqisë ose i grekëve; që është krijuar nga grekët. Qytetet greke. Gjuha greke. Valle (këngë) greke. Kultura (letërsia) greke. Mitologjia greke. Konjak grek. Uzo greke. Për kalendat greke - kurrë.

MASTIKË

MASTÍK/Ë,~AI f. Uzo.

MOSKONDËR

MOSKÓND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. (lat. Dictamnus albus) Bimë barishtore shumëvjeçare, me lule rozëlejlalehtë dhe aromë si uzo e përzier me limon, gjethet e së cilës kanë shijehidhurpapëlqyeshme (njihet edhe si ‘shkurrjadigjetsepse mundmarrë zjarr lehtësisht në mot të nxehtë për shkakvajraveavullueshëmajo nxjerr); dishla, bari i uzos.

PAHOLLUAR

PAHOLLÚAR (i, e) mb. Që nuk është i holluar me ujë; i paujë; kund. i holluar. Kos i paholluar. Uzo e paholluar. Verë e paholluar.

PASHUAR

PASHÚAR (i, e) mb. 1. vazhdonjetë i ndezur, që nuk është shuar ende; kund. i shuar. Zjarr i pashuar. Urë (zjarri) e pashuar. Drita të pashuara.
2. Që nuk është fshirë (me fshirëse etj.); që nuk i është hequr vizë a që s’është prishur. Fjalë (vija, shkronja) të pashuara.
3. Që nuk i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj.; kund. i shuar. Gëlqere e pashuar. Raki (uzo) e pashuar.
4. fig. vazhdonshfaqet, të veprojë a të përjetohet me po atë vrull e forcë, që nuk është pakësuar, nuk është dobësuar a nuk ka marrë fund; që nuk është plotësuar a përmbushur; kund. i shuar. Etje (uri) e pashuar. Dëshirë e pashuar. Entuziazëm i pashuar. Dashuri (miqësi, urrejtje) e pashuar. Mall i pashuar.
Sin.: i pashueshëm, i gjallë, veprues, i ndezur, i hapur, i pafikur, i pafshirë, i paprishur, i paujë, i paholluar, i pazbutur, i zjarrtë, i flaktë, i paplotësuar, i papërmbushur.

UZO

ÚZO,~JA f. Pije alkoolike e fortë, me erë glikanxoje, që zbardhet kur i hedhim ujë, mastikë; një masë e caktuar e kësaj pijeje (një gotë). Një shishe (një gotë) uzo. Pinë nga një uzo. E zuri uzoja.

ZBUTUR

ZBÚTUR (i, e) mb. 1.është bërë i butë në të prekur; që i është hequr ashpërsia; që është bërë si brumë, zakonisht duke u njomur me ujë, i zbrujtur (për një gjë të fortë a të thatë); që është bërë i butë duke u nxehurzjarr (për metalet etj.); kund. i ashpër. Lëkurë e zbutur. Tokë e zbutur. Bukë e zbutur. Zift (dyllë) i zbutur. Sustë e zbutur. Dardhat e zbutura vijnë pak si të nxira, po nuk janëkalbura.
2. është bërë më i këndshëm e më i pëlqyeshëm për veshin a për syrin; që është bërë i shtruar e i ëmbël, që s'ka më vrazhdësi; kund. i ashpër. Dritë e zbutur. Ngjyra të zbutura. Nota të zbutura. Me zë të zbutur.
3. është zbutur (për kafshët e egra); që është përmirësuar me anëshartimit (për bimët); kund. i egër. Kafshë e zbutur. Tigër (majmun) i zbutur. Një lloj i zbutur i ujkut. Bualli i zbutur i ujit. Një anëtar i zbutur i familjeskuajve. Pemë e zbutur.
4. fig. është bërë i urtë, i shtruar e i bindur (për njerëzit); që është qetësuar; që është bërë dashamirës; kund. i egër. Qëndrim i zbutur. Vështrim i zbutur. Ishte pak më i zbutur. Doli më i zbutur nga mbledhja. Dukesh më i zbutur së më parë.
5. Që i është ulur pjerrësia; që është bërë më i sheshtë (për kodrat, tokat etj.). Kodra të zbutura. E tatëpjetë e zbutur. Djerre të zbutura.
6. fig. Që i ka rënë vrulli e forca e mëparshme, që nuk është më i egërsuar. Det i zbutur. Mot i zbutur.
7. Që i është ulur grada e fortësia, që është bërë më i butë (për pijet alkoolike); që i është hequr një pjesë e kripërave minerale (për ujin); kund. i fortë. Raki (uzo) e zbutur. Ujë i zbutur.
Sin.: i butë, i butësuar, i zbrujtur, i brumëzuar, i brydhët, i njomur, i qullur, i lagur, i lagshtë, i mbrydhët, i dyllëçitur, i ndulkët, i squllët, i urtësuar, i fashitur, i tutëluar, i fishkur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.