Fjalori

Rezultate në përkufizime për “uthullirë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJUHUSTËR

GJUHÚST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT [GJUHÚSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT] shar. Grua a vajzëflet shumë e me thumba, që përgojon njerëzit, që sulmon me fjalë therëse.
Sin.: bistër, uthullirë, thartiçkë.

THARTIRË

THARTÍR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Shije e thartë e diçkaje; ajo që i jep shijethartë diçkaje; tharti. I heq thartirën. I vinte era thartirë.
2. Lëng a lëndë e thartë që i shtiem gjellës ose diçkaje tjetër për t'i dhënë shijethartë; gjellë, pije etj. e thartë ose e thartuar. I hedh thartirë gjellës. S'ka thartirë. S'i ha thartirat. Janë bërë thartira. Më vjen një thartirë nga stomaku.
3. kim. Lëndë kimikeshërben për të thartuar një lëndëcaktuar.
4. mjek. Ndjenja e djegieskrijohetpjesën e poshtmegjoksit, që përcillet me shijethartëgrykë dhe gojë.
Sin.: athëtirë, tharti, tharbëti, uthullim, uthullirë.

UTHULLIRË

UTHULLÍR/Ë,~A f. 1. Diçkaështë thartuar, që ka shijen dhe erën e uthullës; thartirë. Qenka uthullirë kjo verë. Bie erë uthullirë.
2. sh. ~A, ~AT bot. Uthullishte.
3. fig. Grua e thartë nga goja, grua gjuhustër.
Sin.: thartirë, uthullishte, thartore, gjuhustër.

UTHULLISHTE

UTHULLÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [UTHULLÍSHT/~Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT] bot. (lat. Rumex acetosella) Barishte me gjethe më të vogla se të lëpjetës e mjafttharta; lëpjetë lepuri.
Sin.: thartore, uthullaç, uthullaçkë, uthullare, uthullicë, uthullirë, uthullnike.

UTHULLNIKE

UTHULLNÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Rumex acetosella) Uthullishte.
Sin.: uthullishte, thartore, uthullaç, uthullaçkë, uthullare, uthullicë, uthullirë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.