Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËPJÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Rumex acetosa) Bimë barishtore shumëvjeçare në lloje të ndryshme, me gjethe vezake a gjatoshe, që rritet e egër ose mbillet në kopshte dhe përdoret si ushqim për njerëzit e për kafshët. Lëpjetë e egër (e butë). Lëpjetë e thartë (e ëmbël). Lëpjetë bjeshke lloj lëpjetë që rritet në vise malore dhe është mjaft e thartë, uthullaç. Lëpjetë uji. Lëpjetë kali lloj lëpjetë me fletë të gjata si heshtë e me njolla të kuqe. Lëpjetë guri. Lëpjetë lepuri uthullishte. Lëpjetë me oriz (me miell). Gjethe (fletë) lëpjetë. Lakror me lëpjetë. Tavë me lëpjetë. Mbledh lëpjetë.
♦ E ka gjuhën lëpjetë (dikush) flet shumë e kot, llap shumë; është gjuhustër e merret me thashetheme; ta kthen fjalën menjëherë; e ka gjuhën të gjatë; e ka gojën gjuhën të lëshuar.
THARTÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bot. Lëpjetë mali, uthullaç; uthullishte, lëpjetë lepuri.
✱Sin.: uthullaç, uthullishte, uthullnike.
UTHULLNÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Rumex acetosella) Uthullishte.
✱Sin.: uthullishte, thartore, uthullaç, uthullaçkë, uthullare, uthullicë, uthullirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë