Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BUTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Zbutem. U butësua toka nga shiu. Dardha në kashtë butësohet.
2. fig., vetv. Bëhem i urtë, i shtruar e i dashur, urtësohem. I flet fjalë të ëmbla, derisa të butësohet.
3. pës e BUTËSÓJ.
✱Sin.: butësohet, zbruhet, brumëzohet, baltet, zbrumohet, brydhet, squllet, dyllëçitet, qullohet, tutëlohet, sqaqet, qetësohem, urtohem, tulatem, ulem.
►URTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Bëhem i qetë dhe i shtruar në sjellje, bëhem i urtë; zbutem. U urtësuan fëmijët.
2. Fitoj dije të thella e të gjera nga përvoja e gjatë e jetës, e njoh mirë jetën, bëhem i urtë; piqem.
✱Sin.: shtrohem, urtohem, mblidhem, përmblidhem, zbutem, qetësohem, qetohem, piqem, gdhendem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë