Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KUVEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. dhe kal. Bëj kuvend, bisedoj shtruar dhe urtësisht me të tjerë në një kuvend për një çështje të rëndësishme me karakter shoqëror, politik etj. Kam kuvenduar gjatë dhe shtruar me dikë.
2. kal. Shqyrtoj a diskutoj gjerësisht e hollësisht një çështje, një problem etj. në kuvend. E kemi kuvenduar njëherë këtë çështje.
ÚRTË ndajf. 1. Qetë dhe pa zhurmë, pa ngacmuar a trazuar të tjerët, pa shkaktuar shqetësime e ngatërresa për të tjerët; me urtësi. Rri (qëndron) urtë. Sillet urtë. E pësoi se s'rrinte urtë.
2. Pa bërë kundërshtime, pa bërë fjalë.
✱Sin.: qetë, shtruar, urtësisht, urtisht, ngadalë, shtruar, rehat.
♦ Urtë e butë e plot tiganin (dikush) iron. përpiqet ta ketë mirë me të gjithë, të mos i prishë marrëdhëniet me asnjeri, që t’i shkojnë mbarë punët e veta e të nxjerrë përfitime.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë