Fjalori

Rezultate në përkufizime për “urith”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRYTH

BRYTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Talpa europeae) Urith.
2. bised., keq. Njeri hileqar dhe i lig, ai që ta shkon ujin nën rrogoz.

BURI

BURÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË zool., arb. Urith. Sheh si buri.

BURITH

BURÍTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Urith.

BYR

BYR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Talpa) Urith.

DHE

DHE,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Shtresa e sipërme e koresTokëstërësinë e saj a në një pjesëcaktuar. Gjallesat mbi dhe. Në të gjitha anët (ngagjitha anët) e dheut. Shkarjet (shembjet) e dheut. Mineralet nën dhe.
2. Lëndë e fortë a e shkrifëtpërbën koren e Tokës; tokë. Dhe i bardhë (i kuq, i zi, i verdhë, i hirtë). Dhe i ngjeshur (i shkrifët, i fortë, i rrahur, i hedhur). Grumbull (pirg) dheu. Digë dheu. Punime dheu. Heq (mbledh) dheun. Mih dheun. Nxjerr nga dheu. Mbuloj me dhe. Ngjyrë (bojë) dheu ngjyrë e murrme, me të përhimë.
3. nj. Trualli ku jetojnë njerëzit, kafshët etj., vendi ku rrimë a ku lëvizim, sipërfaqja e tokës. Ra në dhe. Ulem (shtrihem) në dhe. U njësh me dheun. Del mbi dhe. Fshij nga faqja e dheut dikë a diçka. Mbështet (vë) këmbën (gjurin, dorën) mbi dhe.
4. bised. Copë toke që e punojmë dhe e mbjellim, tokë, arë. Dhe i lëruar. Një pendë dhe. Ai dhe e mbante gjallë.
5. Pjesa e ngurtë e rruzullit tokësor përkundër ujit që e kufizon ose me atmosferën, tokë; stere. Anija prekudhe. Shkeldhe. I zunë këmbët dhe. Pas shumë ditësh lundrimi panë dhe me sy. Balona preku dheun.
6. gjeol. Shtresë tokësore me ndërtim e përbërjecaktuar; tokë. Dhe ranor (kënetor, gëlqeror, i kripur, gurishtor). Përbërësit e dheut. Analiza e dheut. Studimi i dheut.
7. nj., bised. Planeti ynë, rruzulli tokësor; Toka, bota. Lëmshi i dheut. Kërthiza (qendra) e dheut. S’ka në dhe si ai (si ajo). E mori vesh i gjithë dheu. S’e gjen në të gjithë dheun dikë a diçka s’i gjendet shoku a shoqja.
8. bised. Hapësirë tokësore ku banon një popull a komb, vend, tokë; atdhe. Dheu arbëror. Dheu ynë. Dhe i largët. Shkojnëdherahuaja.
9. nj., përmb., bised. Tërësia e njerëzvejetojnë në një vend; populli. U mblodh gjithë dheu. U ngritkëmbë tërë dheu.
10. Lëndëpërdoret për të bërë kryesisht enë. Enë dheu. Tavë dheu.
11. euf. Gjarpri, tokësi, dhetokësi. I zuri dheu lopët.
12. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për gjallesandryshme. Mizë dheu milingonë. Kërp dheu urith. Mollë dheu (lat. Helianthus tuberosus) rrepë.
Sin.: tokë, truall, vend, arë, stere, botë, baltë, atdhe, popull.
Në *anëdheut. U *beja e dheut (dikush). U dhe (dikush) u tmerrua, ngriu nga frika; e humbi krejt; u zbeh, u irnos; u baltëfytyrë; i ra çehrja e vdekjes (dikujt); iu zbardh buza (dikujt). Është bërë dhe (dikush) mospërf. ka kohë që ka vdekur; e bëri sheshin breg; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt) shpërf.; i ka mbirë bari një pëllëmbë (dikujt). U *këngë dheu (dikush). Bën *hije mbi dhe (dikush) keq.*E Bukura e Dheut folk. *I Bukuri i Dheut folk.*Burri i dheut. *Çerep e vegsh të një dheu keq. Doli (mbiu) nga dheu (dikush a diçka) u duk papritur, u shfaq befas; dolishesh kur nuk pritej. Që në *djep e gjerdhe. Me *faqedhe (përdhe). E fshiu (e zhduku) nga *faqja e dheut (dikë a diçka). E futi (e vuri, e shtiu) në dhe (për së gjalli, të gjallë) (dikë) shih e futi (e vuri) të gjallëdhe (në varr) (dikë). E fut shtatë pashëdhe (diçka) e zhduk krejt, e fsheh diku thellë aq sa të mos e shohë, të mos e dijë e të mos e kujtojë njeri. futem (të hyj) shtatë pashëdhe kam shumë turp, s’di ku të futem nga turpi, të zhdukem nga sytë e të gjithëve. S’e gjen në të gjithë dheun (dikë a diçka) është shumë i mirë, i zoti, i bukur etj.; s’ka (s’e ka një) të dytë (dikush); s’i gjendet një i dytë (dikujt); nuk i gjendet shoku (dikujt); s’e ka shokun (dikush). Hëngri dhe (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; hëngri baltë; kafshoi (zuri, hëngri) gjuhë. ngrëntë (të përpiftë) dheu! mallk. vdeksh!, të shtifshin në varr! Ha dheun me dhëmbë (dikush) s’di ç’të bëjë nga zemërimi, është tërbuar nga inati, shkrofëtin; ha (bren) hekurin (me dhëmbë); ha veten me dhëmbë; ha dheun me thonj. Të ha (ta rrëmon) dheun nën këmbë (dikush) ta punon keq fshehurazi, përpiqet të të dëmtojë pa e kuptuar, nën rrogoz a pas kurrizit. Ha *gurë e dhe. I ha shpina dhe (dikujt) është vrarë a ka vdekur; ka rënë i vdekur përtokë. Iu hap dheu nën këmbë (dikujt) vdiq menjëherë e në mënyrëkeqe, u zhduk pa nam e pa nishan. E hap dheun me *thonj. Më hedh (më ngre) dheu përpjetë kam një hallmadh që më mundon, jam shumë i shqetësuar, nuk mundrri asnjë çast i qetë, nuk gjej dot qetësi; s’më mban dheu; nuk më mban vendi; më ngre vendi. Hyridhe (dikush). 1. Vdiq, mbaroi; u varros. 2. Nuk e duronte dot turpin që e zuri, s’dinte ku të futej e të zhdukej nga turpi. I qoftë dheu *i lehtë! ur. Kafshoi dheun (dikush) keq. vdiq; shkoi me të shumtët. Sa të ketë *qiell e dhe (e tokë). Në të katër *anët e dheut (e botës). Ngakatër *anët e dheut (e botës). U martua me dheun e zi (dikush) vdiqmoshë të re, nuk arritimartohet, nuk krijoi dot familje. Mori dheun. 1. (diçka). U përhap, e morën veshgjithë; doli e u përhap gjithandej, e shohin a e dinëgjithë; mori botën; mori ferrën; ka dalëpazar; bëri bujë. 2. (dikush). Iku pa e ditur se ku, u arratis larg, mërgoivendehumbura; mori botën (dheun) ndër (në) sy; vajti te perëndon dielli; vajti (shkoi) prapa diellit; vajti te molla e kuqe. Mori dheun (botën) ndër (në) *sy (dikush). S’e mban dheu (toka). 1. (dikë). E ndien veten ngushtë, ështëhallmadh, është shumë i shqetësuar, s’rri dot i qetë; e hedh (e ngre) dheu përpjetë; nuk e mban vendi; e ngre vendi. 2. (diçka). Është shumë e rëndë, nuk durohet, nuk përballohet; s’e mban qielli. E nxjerr nga dheu (diçka) bëj çdo përpjekje, bëj ç’është e mundur dhe e gjej diçka; arrij diçkaduket e pamundur. *Pesha e dheut. E përpiu dheu (dikë a diçka) u zhduk pa lënë gjurmë; s’i mbeti farë mbi tokë, u shfaros krejt; humbi pa gjurmë. Përvëloi (dogji) dheun (dikush) vdiqmoshë të re, ngjalli dhembje e pikëllimmadh te të gjithë. Punon nën dhe (dikush) keq. sillet a vepron tinëz, nuk del hapur; vepron fshehurazi e me hile, është fsheharak; punon nën rrogoz; punon nën gunë; punon prapa krahëve. As në *qiell e as në dhe (as në tokë). I rëndon dheut (dikush) përb. është e kotëjeton, më mirë të mos ishte gjallë (për një njerikeq ose që është dembel e s’bën asgjë). Rraha (çava) dheun kërkova gjithandej, nuk lashë vend pa kërkuar, i rashë në çdo skaj; rraha vendin; rraha jetën. pafsha shtatë pashë nën dhe! mallk. vdeksh!, të pafshavarr!; u zhduksh pa nishan! I tregon vetëm dheut (dikush) shih e ka gojën si arka e plakës (dikush). S’e tret dheu. 1. (dikë). Ka vdekur me një merakmadh e duket sikur nuk do të tretetdhe. 2. (diçka). Nuk humb kurrë, nuk harrohet kurrë. 3. (dikë) si mallk. Vuajttë edhe përtej varrit për paudhësitë që ka bërë! E vuri barkundhe (dikush) përb. u përul a u nënshtrua me turp; u përgjunj; ranë gjunjë; iu baltë (dikujt). I vuri *shpatullat dheut (dikush) euf. S’i zënë këmbët dhe (dikujt). 1. Nuk qëndron në një vendcaktuar, lëviz shumë; kërkon andej-këtej me ngut e pa u ndalur; ështëhallmadh e nuk ka qetësi sa të kryejë një punë; s’i zënë këmbët vend; s’ka vend e trevë (dikush); ku mbillet s’korret (dikush); ku mbjell nuk korr (dikush). 2. Vrapon shumë shpejt, fluturon; u erë (dikush); shkel në erë (dikush); u veri (dikush); ia mbathi me të katra (dikush).

HAMURIK

HAMURÍ/K,~U m. sh. ~Q, ~QTË [HAMURÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT] 1. krahin., zool. (lat. Talpa europaea) Urith. Vrimë hamuriku.
2. fig., shar. Mistrec.
Sin.: urith, byr, bryth, mistrec, bisbiq, spurdhjak.

MEKZ

MEKZ,~I m. sh. ~A, ~AT zool. Urith.

NËNTOKËS

NËNTÓKËS,~II m. sh. ~A, ~AT euf., krahin. 1. Gjarpër.
2. Urith.

PLUG

PLU/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Vegël bujqësore prej hekuri, me plormadh e të gjerë, që tërhiqet me traktor, me kuaj a me qe për të lëruar tokën ose për të hapur vija kulluese. Plug fushor (kodrinor, malor). I shkoi plugun.
2. Pjesë e parë emërtimeve për disa lloje plugjesh: Plug i lehtë plug për punimecekëta. Plug i rëndë plug për punimethella. Plug mbathës plugpërdoret për të mbathur bimët. Plug shkulës plugpërdoret për të shkulur rrënjë bimësh. Plug urith plugpërdoret për drenimet. Plug pa veshë. Plug gërmues. Plug disk. Plug i varur. Plug me paraplor. Plug shumëplorësh. Plug pemëtoresh. Plug për kalë. Plug thellues. Plug turjelë.
3. bised. Lërim, plugim. Plugu i parë (i dytë). Plugu i janarit është vlagë e beharit. (fj. u.).
4. Sasi dheu aq sa ngre kjo vegël në një hulli. Një plug dhe.
5. I trashë nga trutë. Është plug fare nga mendja!
Sin.: damalug, plugim, lërim, lëvrim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.