Fjalori

Rezultate në përkufizime për “uredospore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDRYSHK

NDRÝSHK,~U m. 1. Shtresë e kuqërremtë, që formohet mbi sipërfaqen e sendeve prej hekuri nga bashkimi i tij me oksigjenin e ajrit ose të ujit, oksid hekuri. Shtresë (cipë) ndryshku. Ngjyrë ndryshku. I mbuluar nga ndryshku. I ngrënë (i gërryer) nga ndryshku. Hekur me ndryshk. Zuri ndryshk. I hoqi ndryshkun.
2. bujq. Sëmundjeprek bimët, sidomos drithërat, e cila shkaktohet nga disa lloje kërpudhash dhe shfaqet me njollakuqërremtagjethe dhekërcell. Ndryshku i grurit (i tërshërës). Ndryshku i hudhrës (i qepës). Ndryshku i limonit.
3. bot. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje sëmundjeshbimëve. Ndryshk i murrmë sëmundje e gruritprek kryesisht gjethet e tij, që shfaqetformën e pustulave me ngjyrë kafe-portokalli, të cilatperiudhën e fundit marrin ngjyrëzezë. Ndryshk i verdhë sëmundjeshfaqet mbi gjethet, mbi kërcellin, në glumën e drithërave, në formë pustulash ngjyra e të cilavefillim është e verdhë, kursevonë kafe. Ndryshk i misrit sëmundje e bimësmisritshfaqetsipërfaqen e gjetheveformë pustulash në fillimngjyrë kafe e më vonëngjyrëzezë. Ndryshk i fasules sëmundjeprek gjethet e fasules, në pjesën e poshtme të të cilave formohen uredopustulat me ngjyrë kafembushura me uredospore. Ndryshk i panxharit sëmundje e panxharitshfaqetgjethe dhebishtaformë pustulash të voglangjyrë kafe, që nuk i shkakton bimës dëmemëdha.
Sin.: myk, zgjyrë, mbeturinë, vrug.
I heq ndryshkun (dikujt a diçkaje) e pastroj nga hijet e së kaluarës, nga gjithçka e keqe që e ka mbuluar, nga mendimet e mbrapshta etj. Ka zënë ndryshk (dikush) shih ka zënë myk2 (dikush). Më ka zënë sharra ndryshk s’kamfuqi trupore, më kanë shterur forcat; u plaka e nuk punoj dot më; s’më bëjnë këllqet; më lanë (m’u prenë) këllqet. I kanë zënë trutë ndryshk (dikujt). 1. Ka mbetur prapa nga jeta, nuk i kupton dukuritë e reja rreth vetes; i kanë zënë trutë myk. 2. Nuk e mëson a nuk e kupton dot diçka; s’i hynkokë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.