Fjalori

Rezultate në përkufizime për “urdhërues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

IMPERATIV
PRERË

PRÉRË (i, e) mb. 1. është ndarë nga një e tërë me një vegëlmprehtë (me thikë, me sëpatë etj.). Djathë i prerë.
2. është bërë pjesë-pjesë. Bukë e prerë.
3.është shkurtuar, rrafshuar, krasitur, korrur, kositur etj. me një vegël prerëse, që është prerë. Vajzë me flokëprerë. Pemëprera. Pyll i prerë. Livadh (bar) i prerë. E ka një këmbëprerë.
4. gjeom. ndërpritet a këputet, që nuk vijon më tej; që është prerë me një rrafsh. Vijë e prerë. Kon i prerë.
5. Që e ka majën si të shtypur a si të prerë, jo me majë.
6. Që ka pjerrësimadhe, që shtrihet pingul tatëpjetë, thikë. Maja vjen pak e prerë. Brigjeprera.
7.vjen i hollë e si i tërhequr, që s’është i gjerë a i trashë. Me vetullaprera. Me tipareprera. Hënë e prerë hënë e ngrënë.
8. I vendosur përfundimisht, që nuk mundndryshohet a të diskutohet, përfundimtar; urdhërues, kategorik. Çmimeprera. Urdhër i prerë. Vendim (qëndrim) i prerë. Përgjigje e prerë. Mendim (gjykim) i prerë. Është i formësprerë (zyrt.). Folimënyrëprerë (me fjalëprera).
9. I rreptëkërkesa a në zbatimin e detyrave, që nuk bën lëshime Njeri i prerë. Tregohet (është) i prerë.
10. Që e thotë diçka hapur, shkoqur e pa shumë fjalë, që nuk ta zgjat.
11.fletmënyrëpërpiktë e shkurt; fjalëshkurtër.
12. sport. merr me shpejtësi një drejtim tjetër, që gjuhet prerazi; i shpejtë dhe i fortë (për një gjuajtje). Gjuajtje e prerë. Top i prerë.
13. I thartuar e i mpiksur; i prishur; që i është hedhur brenda diçka tjetër. Qumësht i prerë. Verë e prerë verë me ujë.
14. Që s’ka pikë fuqie, i këputur; që shpreh lodhjemadhe a rraskapitje; i mekur. I kam këmbët (duart) të prera. Jam me gjunjëprerë. U lëshua i prerështrat. Fliste me zë të prerë.
Sin.: i shkurtuar, i çarë, i cunguar, i cungët, i cungulluar, i therur, i ndërprerë, i thepisur, i caktuar, i vendosur, përfundimtar, i palëvizshëm, fiks, i padiskutueshëm, i paapelueshëm, urdhërues, i rreptë, kategorik, i mpiksur, i prishur, i ndarë, i gjymtë, i rrafshuar, i krasitur, i korrur, i kositur, i sharruar, i këputur, i rrafshët, i shtypur, pingul, thikë, hollë, i pandryshueshëm, i ashpër, kërkues, i fortë, parimor, shembullor, fjalëpakë, fjalëshkurtër, i shpejtë, i thartuar, i tharmëtuar.
I ka duartprera (krahëtprerë) (dikush) nuk ka fuqiveprojë, ia kanë ndrydhur a ia kanë pakësuar shumë forcat e mundësitë; i ka duartlidhura; i ka duart të zëna. I ka fjalëtprera (dikush) shih i ka fjalëtshkurtra (dikush). I *formësprerë drejt. I ka thonjtëprerë (dikush). 1. mospërf. S’ka fuqi të të bëjë keq, s’ka më forcë e mundësi të të dëmtojë; s’të bën dot gjë; i ka duartshkurtra. 2. Nuk vjedh më, ia kanë prerë vesin e hajdutit. Me *kokëprerë. Me *krahëprerë. I prerë me *gërshërë. I prerë me *thikë.

TON

TÓN,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. fiz. Tingull i rregullt në një lartësicaktuar, që prodhohet nga lëkundjenjëpasnjëshmevalëveajrit; tingullikundërvënie me zhurmën. Ton i thjeshtë (i përbërë). Ton i lartë (i ulët). Tone dhe zhurma. Ton i pastër.
2. muz. Tingull muzikor; intervali më i madh ndërmjet dy notavenjëpasnjëshme në gamën muzikore; tingull muzikor bazë, me të cilin nis një këngë a një vepër tjetër muzikore. Gama ka pesë tone dhe dy gjysmëtone. Një ton më lart (më poshtë, më ulët). I dha tonin korit (orkestrës).
3. Karakteristikë e zëritnjeriut kur flet a kur këndon; forca a lartësia e zërit kur flasim. Ngre (ul) tonin. Fliste me ton të lartë (të ulët). Me ton komandues (urdhërues).
4. zakon. sh., libr. Nuancë e hollë e një ngjyre, ngjyra a nuanca nga anon një ngjyrë tjetër. Me tonehapura (të çelura). Me toneerrëta. Tonet e ngjyrës.
5. Mënyrë si flasim a si shkruajmë, mënyrë si i themi gjërat për të shprehur me qartë ndjenjat, qëndrimin e vlerësimin tonë për dikë a për diçka. Me ton të ashpër (të butë). Me ton të ngrohtë (të ftohtë). Me ton lutës. Me ton atëror (këshillues). Me ton të prerë (të vendosur). Me ton tallës (qortues). Me ton zyrtar. Iu përgjigj me po atë ton. Ndërroi (ndryshoi) tonin. Me ton hakërrues.
Sin.: tingull, zë, ngjyresë, ngjyrim, intonacion.
I jep tonin (diçkaje) libr. e përcakton diçka, e bënmarrë një drejtim a një rrugëcaktuar (një mbledhje, një punë etj.); bën diçkashërben si shembull për të tjerët, bëhet shembull për diçka.

URDHËRDHËNËS

URDHËRDHË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka të drejtënlëshojë një urdhër, ai që ka dhënë urdhër; urdhërues. Urdhërdhënësi për arrestimin e tij.

URDHËRUES

URDHËRÚES,~E mb. 1. Që ka ose që përmban një urdhër, që urdhëron për diçka. Letër urdhëruese. Dokument urdhërues.
2. shpreh një urdhërprerë; që shpreh një nevojë a kërkesëdomosdoshme. Me zë (me ton) urdhërues. Vështrim urdhërues. Në mënyrë urdhëruese.

ZË,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Tingull a tërësi tingujsh, që përftohengrykën e njeriut nga dridhja e disa tejzave gjatë kalimitrrymësajrit nëpër to; të folurit me anëkëtyre tingujvenyjëtuar. Zë i lartë (i ulët, i dobët, i qartë). Zë i hollë (i trashë). Zë burrëror (fëminor). Zë i ngjirur (i çjerrë). Zë i ëmbël (i dashur, përkëdhelës, lutës). Zëragëzueshëm. Zë i ashpër (urdhërues, autoritar, i zemëruar). Zërarinjsh (fëmijësh). Zë gruaje (burri). Me një fije zëri. Toni i zërit. Fliste me zë të shuar (të mbytur, të dredhur, të shtruar, të butë, të ftohtë, të ngrohtë, të këputur, të mekur). Flet me zë të prerë. Çjerr zërin bërtet sa i ikën zëri. Ngre (ul) zërin. Qëroj (pastroj) zërin. Iu muar (iu këput, iu mek) zëri. Iu shqye (iu var) zëri u ngjir. Iu trash zëri. Lexon (mëson) me (pa) zë. Përgjigjet me zë e jep përgjigjen me gojë, jo me shkrim. Qante me (pa) zë. E njoh nga zëri (e njoh në zë). Nuk i dëgjohet fare zëri. Nuk ia dëgjoizërin. E mbytën zërin e tij. E thirri me zë. Thërriste me sa zë që kishte. I mbeti zërigrykë. Zëri përhapet me anën e ajrit. Bërtitën me një zë bërtitënbashku, njëkohësisht. I vjen zëri me vonesë (dikujt) bën qëllimisht sikur nuk ka dëgjuar diçka që i kërkohet. Zërin ta dëgjofsha, me sy mos të pafsha. (fj. u.). Shumë zë, po pak gjë. (fj. u.). Nga çdo kokë del një zë. (fj. u.). Kush ka gjënë, ka dhe zënë. (fj. u.).
2. Tingujveçantë, me ngritje e uljendryshme, që nxjerr njeriu kur këndon, tingujtdëgjojmë kur këndon një njeri. Zë i bardhë (muz.) zëri i fëmijëve ose i grave, të cilit i mungojnë ngjyrat e timbrit. Zë i mirë (i pjekur). Zë kumbues. Zëri i parë (i dytë). Zërarinj. Zë tenori (baritoni, basi). Zë gryke (koke). Ka zë të bukur. Humbi zërin. Provon zërin. Dredh zërin. S'i del zëri. E la zëri. E ka zërin bilbil. - Merrja me zë! Këndohet me dy zëra.
3. Tërësia e tingujvenxjerrin nga gryka kafshët e shpendët, britma e tyre. Zëri i bilbilit (i kukuvajkës, i grifshës). Zëri i këndesit. Çdo zog ka zërin e vet.
4. Tërësia e tingujvepërftohen nga dridhjet e ajrit a të një mjedisi tjetër, zakonisht për shkaklëvizjesdiçkaje; tërësia e tingujvenxjerr një vegël muzikore kur i biem; gjithçkadëgjojmë me vesh (tingull, zhurmë etj.). Zëri i erës. Zëri i pushkëve (i topave). Zëri i ziles (i këmborës). Zëri i bririt (i fyellit, i violinës, i kitarës, i pianos, i daulles). Shpejtësia e zërit. Përhapja e zërit. Jehona e zërit.
5. Tërësia e tingujveregjistruar, që riprodhohen me një aparatposaçëm. Zëri i radios (i televizorit, i altoparlantit). Film me zë filmpërveç figurave, riprodhon edhe zërin. Ngriti (rregulloi) zërin e radios. Aparate për transmetimin ose marrjen e zërit.
6. fig. Thirrje që i bëhet dikujt për të kryer një veprim, për t'i kërkuar ndihmë a përkrahje etj., kushtrim; nxitje, ndjenjë a bindje e brendshme që na shtyn drejt diçkaje ose për të bërë diçka. Zë i brendshëm. Zëri i Atdheut. Zëri i detyrës (i ndërgjegjes, i zemrës). Zëri i gjakut (i kushtrimit). Zëri i protestës. I bëri (i dha, i lëshoi) zë dikujt i thirri dikujt, e lajmëroi.
7. fig. Gjykimi i dikujt për diçkacaktuar, që zakonisht shprehet botërisht, mendimishpreh dikush rreth një problemi a një çështjejecaktuar; mbartës i gjykimeve a i mendimevetilla; gjithçkaflitet rreth dikujt a rreth diçkaje; lajm. Zë i dobët mendimshprehet jo me forcën e duhur ose që s'e përfill njeri. Zëri i popullit. Zëri i gruas shqiptare. Zëri i të rinjve tanë. Zëra miratimi. Tribunë e zërit të protestuesve. Zëra nga burimesigurta. Dëgjon (sjell) zërin e studentëve. Qarkullojnë zërandryshëm. S'guxonnxjerrë zë. Kanë një shpirt e një zë. Me një zë. Në letërsi kanë ardhur mjaft zërarinj. Ku ka zë, s'është pa gjë. (fj. u.).
8. fig. Emri i mirë a i keq që ka fituar dikush a diçka, famë, nam; jehonë. Njeri në zë. Është në zë është i njohur. Ka (fitoi) zë. Iu përhap zëri. I doli zëri i mirë (i keq). Zëri i tij mori dheun. Në gjithë botën i vajti zëri. Do t'ia ndiesh zërin kësaj pune.
9. vjet. Votë. vendimtar. U dhanë zërat. Delegat me zë këshillimor. U zgjodh me zë të përgjithshëm (të plotë). Vendimet merren me shumicë zërash.
10. Nënndarje e veçantëtërësinë e proceseve të një pune, nënndarje e prodhimitdallohet nga një veçori e caktuar; një nga llojet e prodhimevebëhen gjatë një procesi pune; nënndarje, artikull i veçantë; pikë. Zërandryshëm. Zëra bibliografikë. Zë leksikografik (gjuh.). Zëri i të ardhurave. Zërat e shpenzimeve (e pagave). Ulja e zëritinvestimeve. Zërat e bilancit (fin.). Zërat kryesorëprodhimit. Shtimi i zëraveprodhimit. Në bazëzërit kadastral. Janë zëra me vete. Llogaritet sipas zërave. U plotësua sipas zërave.
Sin.: thirrje, kushtrim, britmë, vigmë, nxitje, ndjenjë, lajm, njoftim, emër, famë, artikull.
Bashkoj zërin (me dikë) shprehem i një mendimi me dikë, përkrah pikëpamjet a kërkesat e tij; them a mbroj po atë që thotë a që mbron ai. I bëj(dikujt). 1. E thërras. 2. I dërgoj lajm, e lajmëroj për diçka; i bëj (i çoj) fjalë. S’bën(dikush). 1. Nuk flet; nuk e thotë mendimin e vet; nuk tregon; s’e hap gojën; s’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri1 (dikujt). 2. Nuk kundërshton fare; nuk ndihet, është i bindur; s’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri2 (dikujt); s’e hap gojën; është pa zë. S’e bëj për zë (diçka) shih s’e bëj për fjalë (diçka). Çora zërin (për diçka) fola e bërtita sa më iku zëri duke kërkuar diçka; u përpoqa shumë; më ra gjuha përtokë. Iu dëgjua zëri (dikujt a diçkaje) u zbulua, u gjend, dolishesh, u mor vesh se ku gjendet; u ndje. S’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri (dikujt). 1. Hesht gjithë kohën, nuk flet fare; s’ndihet fare; s’bën1 (dikush). 2. Nuk kundërshton; është i urtë e i bindur; s’bën2 (dikush); është pa zë (dikush). S’ia kam dëgjuar zërin (dikujt) mospërf. nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë, nuk e di kush është; nuk e di për kë bëhet fjalë. Mos ta dëgjofsha zërin! përçm. mos të pafsha kurrë!; mos të takofsha kurrë!, u zhduksh! (për dikë që s’e duam). dëgjofsha (të ndjefsha) zërin e mirë! ur. qofsh mirë!, rrofsh e qofsh me shëndet e me nder!; të vajttë gjithçka mbarë!, mos të të ndodhtë asnjë e keqe! Iu fik zëri (dikujt) u ngurros nga frika, u shtang; s’fliste dot nga tmerri, mbeti, ngriu; s’dinte ç’të thoshte; i humbi zëri; iu pre zëri. Me *gjysmë zëri. Sa i ha zëri shumë fort, sa ka fuqi, me zë shumëlartë; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; sa i hanë mushkëritë; me sa ka në kokë; në kupëqiellit. I humbi zëri (dikujt). 1. Nuk dihet se ku është, u zhduk; nuk ndihet gjëkundi. 2. Heshti nga frika a nga turpi, nuk flet më; u nguros, u shtang; iu fik zëri; iu pre zëri. Është pa zë (dikush) nuk kundërshton, i bindet asaj që i thonë; është i bindur; s’i dëgjohet (s’i ndihet) zëri2 (dikujt). E ka zërin *pushkë (dikush). Kruaj zërin. 1. Kollem lehtë para se të flas, që të më dalë zëri mirë, kruaj fytin duke u kollur. 2. Përtypem kur s’di çfarëthem. I mban zërin (dikujt) i bën qejfin, shkon pas tij; përsërit ato që ka thënë dikush; i mban avazin; i shkon (i vete) pas avazit; i mban ison (i bën iso). Iu mek (iu lëmek) zëri (dikujt) s’di ç’të thotë më, hesht; s’ka arsyekërkojë, të qortojë etj.; e ndien veten ngushtë; iu tha pështymagojë (në fyt). E ngre zërin (për dikë a për diçka) kërkoj e këmbëngul me forcë për të mbrojtur dikë, një çështje a një mendimin tim ose për të kundërshtuar me forcë diçka; protestoj me zë të lartë; e kërkoj me forcë e me këmbëngulje diçka; e hap (e çel) gojën; kund. e ul zërin. E ngre zërin në *qiell (dikush). Iu pre zëri (dikujt) shih iu pre goja (dikujt). E ul zërin (për dikë a për diçka) nuk kërkoj e nuk këmbëngul më me aq forcë për të mbrojtur dikë, një çështje a një mendim ose për të kundërshtuar diçka; nuk e kërkojdiçka me të madhe, e kërkojbutë e pa u hakërryer; sillem urtë; kund. e ngre zërin. Ia ul zërin (dikujt) e detyroj dikëbëjë lëshime, të mos e kërkojëdiçka me aq forcë e këmbëngulje dhe të mos hakërrohet; e urtësoj, e shtroj. Nuk i vjen zëri (dikujt) iron. bën sikur nuk dëgjon atë që thotë një tjetër ose bën sikur nuk kupton për çfarë është fjala, sepse nuk i pëlqen diçka a nuk dëshiron ta bëjë. (Të gjithë) me një zë njëzëri; (të gjithë) me një gojë. Me zë të lartë me forcë e me këmbë-ngulje, pa bërë lëshime e pa u tërhequr; pa frikë, pa u tutur; kund. me zë të shuar (të mekur). Zë në shkretëtirë libr. fjalë a mendim që nuk e dëgjon askush; përpjekje e kotë; thirrje që s’e dëgjon njeri. Me zë të shuar (të mekur) pa forcë e pa këmbëngulje, duke bërë lëshime e duke u tërheque; si me frikë; i tutur; kund. me zë të lartë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.