Fjalori

Rezultate në përkufizime për “urdhëro”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUJRUM

BÚJRUM pasth., bised. Urdhëro! Urdhëroni! (kur ftojmë dikëhyjështëpi, të ulet për të ngrënë etj.). - Hajde, bujrum!

EFENDI

EFENDÍ,~U m. sh. ~LÉRË, ~LÉRËT 1. hist. Titull nderi që i jepej një njeriu me shkollëperiudhën e pushtimit osman; zotëri. Kadi efendi. - Urdhëro, hoxhë efendi. - Moj e bija e efendiut.
2. iron. Zotëri. Vijnë ca si efendilerë.

LEPE

LÉPE pasth., bised. Urdhëro. - Lepe, si the?
Me lepe e (me) peqe keq. gati e i nënshtruar para dikujt për çdo gjë, duke shërbyer pa kundërshtim e me përulje. I thotë sherrit lepe (dikush) është sherrxhi i madh, grindet e zihet me të tjerë për hiçmosgjë, është i gatshëmbëjë sherr në çdo rast; e kërkon sherrin me qiri.

NA

NA pasth., bised. 1. Merre! Urdhëro, merre!
2. Përdoret për të tërhequr vëmendjen e dikujt ose për ta thirrur. Na, more ti! Na, moj vajzë, eja këtu!
Sin.: urdhëro(ni), merre(ni), kaq, aq, hej, ej, ani, hë.

URDHËRO

URDHËRÓ (NI) pasth. 1. Përdoret kur i përgjigjemi me mirësjellje e me nderim dikujt që na thërret ose që na kërkon diçka; përdoret kur kërkojmë që të na përsëritet diçka, të cilën nuk e kemi dëgjuar mirë.
2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me mirësjellje e me nderim për ta ftuarbëjë diçka ose të marrë diçka. -Urdhëro, ulu! -Urdhëro, fol! -Urdhëro, librin (të hollat). -Urdhëroni, një kafe.
3. iron. Përdoret kur i drejtohemi dikujt për të shprehur pakënaqësinë për diçka që nuk mundbëhet më ose që dihej se ashtu do të përfundonte. -Urdhëro, të lutem! -Urdhëro, gjej vend tani!

ZBUKUROJ

ZBUKUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë a diçkabukur a më të bukur nga ç'është; i jap dikujt a diçkaje pamjebukur, e bëjbukur; stolis; kund. shëmtoj. Zbukuroi shtëpinë (dhomën). Zbukuruan sheshin (rrugën, vitrinën). Zbukuronte fytyrën. Zbukuroi nusen. E zbukuroi me lule (me sendeqëndisura, me fije ari). E zbukuroi me gdhendje. E zbukuroi me flamurë (me fotografi). Zbukuroj me laps (me bojëra). Zbukuroj me daltë. Mendja e zbukuron njeriun (trupin). (fj. u.). Të riun e zbukuron rinia, plakun stolia. (fj. u.). Njeriu e zbukuron vendin, jo vendi njeriun. (fj. u.).
2. edhe keq. E përpunoj dhe e pasuroj, e latoj dhe e limoj, e stërholloj për ta bërëtërheqës, më të gjallë e më shprehës (për stilin, gjuhën etj.). E ka zbukuruar gjuhën (stilin). - Përse nxitohesh? - Urdhëro brenda, se nuk të ha, shtoi me një zë që përpiqej ta zbukuronte për të mos e trembur. (folk.).
3. fig. E paraqit dikë a diçka në një pamje më të bukur nga ç'është, duke i nxjerrë në pah anët e mira ose duke i shtuartjera që s'i ka dhe duke ia fshehurmetat e gabimet; e idealizoj. E zbukuroi gjendjen (realitetin). E zbukuroi me fjalëtepërta. Zbukurontekaluarën. Flet hapur e pa i zbukuruar gjërat.
Sin.: stolis, lulëzoj, hijeshoj, rregulloj, nis, ndreq, kërpis, këndell, pispilloj, godis, ujdis, ormis, lezetoj, qëndis, latoj, limoj, sheqeros, zbus, idealizoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.