Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POROSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kërkesë që i bëjmë dikujt për të blerë diçka, për t’i kryer një punë etj. Merr (pranon) porosi. Bëri një porosi porositi diçka. Qep me porosi.
2. Vetë sendi që blihet, puna që kryhet etj. sipas kërkesës për të bërë diçka. Punime me porosi. I erdhi porosia me postë elektronike.
3. Punë e veçantë që i ngarkohet dikujt nga një tjetër për ta kryer; detyrë. I dha një porosi. La disa porosi. I kreu porositë.
4. Këshillë që i jepet dikujt për diçka; udhëzime të vlefshme që i jepen dikujt, mësim. Porosi të çmuara (shumë të vlefshme). Me porosi të dikujt në emër të dikujt. Kryej (përmbush, vë në jetë) një porosi.
5. Diçka që i lihet një njeriu për t’u kujdesur, diçka që i besohet një tjetri. Ia mbajti porosinë.
6. Dëshirë e dikujt që ia lë si amanet një tjetri. Ia la porosi i ati.
✱Sin.: detyrë, këshillë, mësim, fjalë, amanet, shart, porositje, kërkesë, fjalë, udhëzim, urdhër, urdhëratë, krapje, vasiet.
♦ *Mish me porosi.
ÚRDH/ËR,~RII m. sh. ~RA, ~RAT Detyrë që jepet nga një organ më i lartë, nga një epror etj. dhe që duhet zbatuar pa kundërshtim; shkresa për këtë detyrë. Urdhër i prerë. Urdhër luftarak detyrat që përcakton komandanti për një betejë. Mori urdhër e urdhëruan. Dha urdhër urdhëroi. Kam urdhër jam urdhëruar. Jam nën urdhrat (e dikujt) jam i gatshëm të zbatoj çdo gjë që më ngarkohet nga dikush. Zbatoj një urdhër.
✱Sin.: komandë, komandim, fjalë, urdhërim, urdhëratë, masë.
♦ Me urdhër të peshkut iron. vetvetiu, pa punuar, pa u përpjekur e pa u lodhur fare, pa bërë asgjë vetë, duke pritur të bëhet a të vijë diçka vetë; me shkopin magjik; me frymën e shenjtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë