Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KULÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rreth i drunjtë a thupër e harkuar, që i vihet kaut a demit në qafë, kur mbrehet në zgjedhë për të ecur në një drejtim të caktuar; urëz, tevlik. Vë kaun (demin) në kular.
2. vjet. Thurimë e posaçme si një kafaz i hapur, ku rri fëmija më këmbë, para se të mësojë të ecë; rrethore. E mbante (e fuste) fëmijën në kular.
3. Rreth prej metali që u vihet në qafë disa kafshëve shtëpiake për t’i mbrojtur nga mbytja a shqyerja prej egërsirave. Kulari i qenit.
4. Diçka e ngjashme me këtë rreth të drunjtë. Kulari i rrotës së qerres vëngu. Kulari i urës qemeri i urës. Kulari i lahutës harku me të cilin i biem lahutës.
5. fig., mospërf. Nënshtrim a shfrytëzim i egër dhe me dhunë; zgjedhë. Pushtuesi vuri popullin në kular.
6. si mb. I harkuar; i kulartë. Shkop kular.
5. si ndajf., bised. Kutullaç. Gjarpri u mblodh kular.
✱Sin.: urëz, tevlik, rrethore, vëng, qemer, zgjedhë, i harkuar, i kulartë, kutullaç, kruspull.
♦ E fut ujkun në kular (dikush) është shumë i zoti e i shkathët, bën edhe të pamundurën; e mbath kalin pa gozhdë; e ndez zjarrin në ujë. I rri kular në qafë (dikujt) e ka mbërthyer keq dikë e nuk e lë të bëjë si do vetë, e urdhëron a e detyron të sillet e të veprojë sipas dëshirës së vet; i rri çekan mbi kokë. E shtiu kryet në kular (dikush) edhe moh., u nënshtrua, u bë rob i dikujt; i hyri në punë të rëndë; e futi qafën nën zgjedhë.
QAFÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Shall i leshtë që vihet në qafë, qafore. Mbështillet me qafe.
2. Qafëza e një rrobe, jakë. Qafeja e këmishës.
3. Pjesa e sipërme e çorapit që mbështillet rreth kyçit të këmbës; qafa e çorapit.
4. Kular që i vihet kalit, kur rrotullon torkun e mullirit të vajit ose rrotën për të ngritur ujin nga lumi, nga pusi etj. I vuri qafenë. I doli qafeja.
✱Sin.: qafetë, urëz, tevlik.
URËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. I nënshtrohem dikujt, i bëhem urë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë