Fjalori

Rezultate në përkufizime për “urëtuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

URITUR

URÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka a që ndien uri; që nuk ka ngrënë; i pangopur; kund. i ngopur. Fëmijë i uritur. Bishë e uritur. Ishte i uritur. Ngriheshinuritur nga sofra.
2. shpreh nevojën për të ngrënë, që tregon se ka uri. Me sy të uritur. Ndihem i uritur.
3. fig. Që ka etjemadhe për diçka, i etshëm. I uritur për punë. I uritur për dije.
Sin.: i urët, i urëtuar, i urishëm, i pangrënë, i panginjur, barkzbrazur, barkshuar, barkthatë, barktharë, barkdërrasë, barkzgopur, barkbosh, zorrëtharë, gojëtharë, gojëthatë, grykëtharë, barkbosh, sharrnjyer, i etur, i etshëm, i djegur i varfër.

URËTUAR

URËTÚAR (i, e) mb. Që e ka marrë uria, i uritur. Ujk i urëtuar. Ishinurëtuar.

ZIJOSUR

ZIJÓSUR (i, e) mb. 1. Shumë i uritur, i urëtuar; i babëzitur. Hanim si të zijosur.
2. fig. Që s'ka fare durim dhe nuk e përmban veten për diçka, papërmbajtur, i paduruar, i ndezur, shtatanikbarknënës. - Pse bën si njeri i zijosur? Ishte i zijosur për hakmarrje. - Ku na e gjetët këtë soj njeriu kaq të zijosur?
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit.
Sin.: i uritur, i urëtuar, i babëzitur, babëziar, zikeq, i padurueshëm, i papërmbajtur, i paduruar, i ndezur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.