Fjalori

Rezultate në përkufizime për “urëtim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

URI

URÍ,~A f. 1. Dëshirë e nevojë e theksuarkemi për të ngrënë, ndjenjakemi kur jemi pa ngrënë; të pangrënët për një kohëgjatë. Uri e madhe. Grevë urie. Kam uri. Ha me uri. Thyej (prish, shuaj) urinë ha pak, ha diçka sa për të mos e pasur barkun bosh. I vjen uri. E mori uria. E griu uria. Të pret urinë. S'kishte uri.
2. Mungesë shumë e madhe buke dhe ushqimesh në një krahinë, në një vend etj. për shkaqendryshme; zi buke. Uri absolute mungesë e plotë e bukës dhe e ushqimeve. Uria e bukës. Zhdukja e urisë. Në darën e urisë. Lufta kundër urisë. Mbretëronte uria. Vdisnin nga uria.
3. fig. Dëshirë e madhe për diçka; pangopësi e madhe për diçka. Uria e monopoleve. Uria e pushtimeve.
Sin.: pangrënie, të pangrënë, urëti, urëtim, pangopje, rreshk, lakmi, pangopësi, etje, oreks.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.