Fjalori

Rezultate në përkufizime për “unifikuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJËSUAR
PËRNJËSHËM

PËRNJËSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përnjësuar, i bashkuar; i unifikuar.

PËRNJËSUAR

PËRNJËSÚAR (i, e) mb. 1. është bashkuar me një tjetër në një të vetëm; i bashkuar; i unifikuar. Troje të përnjësuara.
2. I njësuar a i njësishëm, i përbashkët e i përgjithshëm për të gjithë. Komb i përnjësuar.
3. është barazuar e përngjashmuar me një tjetër, i njëtrajtshëm me një tjetër. Mendime (qëndrime) të përnjësuara.
Sin.: i njësuar, i bashkuar, i përngjashmuar, i përnjëshëm, i njëtrajtshëm, i barazuar, i unifikuar.

SHESHUAR

SHESHÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë rrafsh, i shtrirë. Kodra të sheshuara. Udhë e sheshuar. Shkëmbinjsheshuar.
2.është shembur, i rrëzuar, i shkatërruar krejt; që është bërë rrafsh me tokën, i shkatërruar. Mure të sheshuara. Lagje të sheshuara. Vendbanime të sheshuara.
3. fig. janë zbutur, që janë reduktuar, që janë rrafshuar, i rrafshuar, i njësuar. Ndasi të sheshuara. Probleme të sheshuara. Kontradikta të sheshuara.
Sin.: i rrafshuar, i shtrirë, i shembur, i shkatërruar, i rrëzuar, i unifikuar, i barazuar.

UNIFIKUAR

UNIFIKÚAR (i, e) mb. I njësuar, i bashkuar. Norma të unifikuara. Abetarja e unifikuar.
Sin.: i njësuar, i bashkuar, i barazuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.