Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NJËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bashkohet në një të vetme, lidhet me të tjerë dhe formon një të tërë të vetme e të pandashme; bashkohet në një njësi, përqendrohet në një; bëhet i njësishëm. Njësohet kombi. Njësohet një parti (një organizatë). Njësohet popullsia.
2. vetv. Bëhet i njëjtë a shumë i ngjashëm, bëhet i njëtrajtshëm; bëhet i barabartë, barazohet; bëhet njësoj. Njësohen veshjet. Njësohen mendimet (pikëpamjet).
3. pës. e NJËSÓJ. Njësohen çmimet.
✱Sin.: unifikohet, njëzohet, bashkohet, njëjësohet, sheshohem, barazohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë