Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ulet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AERODROM
AEROPLANTAKSI

AEROPLANTAKSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Aeroplan i vogël, që kryen shërbime taksi, më së shpeshtilinjashkurtra ajrore dhengrihet e ulet zakonisht në një pistë private; aviotaksi.
2. Shërbim me aeroplan taksi për udhëtime biznesi, turizmi, urgjence etj. Aeroplantaksi elektrik. Aeroplantaksi njëmotorësh.
Sin.: aviotaksi, aerotaksi.

AMFIB

AMFÍB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT (lat. Amphibius) 1. zool. Kafshë ose bimëmundjetojnëtokë dhe në ujë (bretkosa, pikëlorja, picërraku, cikalorja, salamandra e verdhë, salamandra e zezë) etj.); dyjetës.
2. bot. Bimërritettokë e në ujë (kërpuçi, xunkthi, shavari, kallami, rogosta etj.) Bimë amfibe.
3. Mjet motorikmundlëvizëtokë dhe në ujë. Amfib lundrues. Amfib futuristik. Amfib luksoz.
4. usht. Aeroplan ose fluturake e pajisur me rrota e me varka, që mundulet e ngrihet si në tokë ashtu edhe në ujë. Njësiti i amfibëve. Amfib laserik.
6. Veshje për të ecur në ujë në formën e fluturakëve amfibë.
7. fig. Njeri dyfytyrësh. Luan rolin e amfibit.

AMORTIZOHET

AMORTIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. ek., vetv. Zvogëlohet ose ulet vlera e një mjeti pune, e një ndërtese, e një objekti, e një pajisjeje etj., si rrjedhojë e përdorimitvazhdueshëm, të konsumimit fizik ose të vjetërsimit; zëvendësohet shkallëshkallshëm kjo vlerë me një pjesë ngaardhurat prej prodhimevenxjerra. Makina amortizohet pas disa vjetësh. Gjithçka amortizohet me kohën. Skaneri u amortizua ekonomikisht kur u prodhua model i tij i ri.
2. tek., vetv. Zbutet ose dobësohet (një goditje, një zhurmë etj.). Zhurma amortizohet me pajisjeposaçme.
3. fig., vetv. Zvogëlohet ose zbutet një ndjenjë, një shqetësim, një trazim, një tendosje, një konflikt, një dëm me kalimin e kohës. Me fjalë ngushëlluese amortizohet humbja. U amortizua trazimi i madh i qytetarëve. Keqkuptimet mes tyre u amortizuan dhe ata rifituan besimin tek njëri-tjetri.
4. pës. e AMORTIZÓJ. Kriza e shkaktuar u amortizua nga ndërhyrjet e qeverisë.
Sin.: zvogëlohet, pakësohet, ulet, bie, zbutet, dobësohet, lehtësohet, humbet, harxhohet, konsumohet.

AMORTIZUESHËM

AMORTIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. mundamortizohet, që mund t’i ulet pak nga pak vlera, cilësia ose frytshmëria; kund. i paamortizueshëm. I amortizueshëm nëpër kohë. Makineriamortizueshme. Objekt i amortizueshëm sipas rregullave të kontabilitetit.
Sin.: i harxhueshëm, i konsumueshëm, i pakësueshëm, i dobësueshëm.

BATOJ

BAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E anoj gati për ta përmbysur; e përmbys, e kthejanën tjetër. Era e batoi sandallin (varkën). E batoi trungunanën tjetër. Shilarësin e batoi nga ana e djathtë.
2. jokal., vet. v. III Varet nga njëra anë, anon, pjerr, prier. Batoi barra.
3. jokal., vet. v. III Lëshon bark, harkon. Batoi muri (tavani).
4. jokal., vet. v. III Ulet, varet nga perëndimi (për diellin). Dielli po baton.
Sin.: anoj, përmbys, ul, pjerr, prier, harkon, ulet, varet.

BEMOL

BEMÓL,~I m., muz. Shenjë e posaçmetregon se një notë ulet një gjysmë toni. Shenja e bemolit (♭). Në partiturë ka shumë bemole. Vënia e bemolit në pentagram.

BIE

BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshëstyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Biefund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lërebjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, biehundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bieshtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Biefle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihemfle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirështrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihetflejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështjedrejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në kryedetyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra kokagjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësiafushë ose nga fshatiqytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallëposhtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënëmësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marrtatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtëshkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj derifund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u ) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundimemëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt).ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashëkurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush).ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashëshpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerëtokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).

BUJRUM

BÚJRUM pasth., bised. Urdhëro! Urdhëroni! (kur ftojmë dikëhyjështëpi, të ulet për të ngrënë etj.). - Hajde, bujrum!

BUKTHI

BÚKTHI ndajf. Mënyrë loje me disa fëmijëulen rreth, ndërsa njëri vjen përqark me një shamidorë, ia hedh dikujtprehër e ky duhet ta ndjekë e ta arrijë para se ai të uletvendin e vet. Luaj bukthi.

BUXHAK

BUXHÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vatra ku ndizet zjarri; oxhaku me gjithë vatër. Buxhaku i vatrës. Hiri i buxhakut. Prushibuxhak. - Hidhi dru buxhakut! Buxhaku s’bëhet oxhak. (fj. u.).
2. Vendkrye (në dhomë me oxhak), pak më i ngritur se vatra, ku ulemi; qoshk. Buxhaku i dhomës. Rribuxhak. Në buxhak ulet miku. Ulur pranë buxhakut. Ku është plaku, është buxhaku. (fj. u.).
3. Shesh i vogël në mes të pyllit, lirishtë. Kasollja për kafshët ngrihetndonjë buxhak.
Sin.: vatër, zjarrishtë, gllanik, kënd, bash, qoshk, caran, lirishtë, çeltirë, shogëlinë.

DEHET

DÉH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shkrin me ngadalë e vende-vende (për borën); lirohet nga bora, kur shkrin (për tokën); ulet me ngadalë niveli i ujit (të një lumi, të një përroi etj.), bie.). U deh bora. U dehën fushat. U deh lumi.
2. vet. v. III Kthjellohet moti (sidomos pasi ka rënë borë). U deh moti.
3. fig. Ligështohem e rrëgjohem, tretem (nga ndonjë sëmundje, nga pleqëria etj.). U deha fare.
Sin.: shkrihet, ulet, ligështohet, rrëgjohet, tretet.

DIVAN

DIVÁN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Kanape e gjerë dhe e gjatë si shtrat, kanape e veshur si kolltuk; shtrat i ngushtë anës muritdhomës, ku mundulemi ose të shtrihemi. Divan me raft. Hap divanin. Ulet (shtrihet) në divan. Fjetidivan. Boll u shtriqedivane, / dil në shkall’ e çaj bajame. (folk.).
2. Korridor i gjerë, zakonishtkatin e dytë të një shtëpie, ku dalin dyert e dhomave, paradhomë, mesore.
3. Ballkon i mbuluarhyrjeshtëpisë ose në katin e dytë. Dolidivan. Hanin bukëdivan. Në verë flenëdivan.
4. hist. Këshilli i zyrtarëve me të lartëoborrin e sulltanit të Turqisë, që kryente funksionet e gjykatëslartë; dhoma ku mblidhej ky këshill.

DJEGSHMËRI

DJEGSHMËRÍ,~A f., libr. qenët i djegshëm, vetia që ka diçka për t’u ndezur e për t’u djegur; shkalla e kësaj vetie. Djegshmëri e madhe (e ngadaltë, e vogël, e dobët). Djegshmëria e duhanit. Rritet (ulet) djegshmëria. Ka djegshmëri. Ndikon në djegshmërinë.

DOBËSOHEM

DOBËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i dobët ose më i dobët krahasur me gjendjen e mëparshme; ligështohem; kund. forcohem, fuqizohem. U dobësua shumë gjatë sëmundjes. I është dobësuar zemra. I janë dobësuar sytë (veshët, nervat). Nuk u dobësuan bagëtitë këtë dimër. Dobësohet kujtesa.
2. vetv., vet. v. III Bëhet e hollë dhe e brishtë, mbetet e pazhvilluar ose fishket; hollohet (bima); kund. zhvillohet. Janë dobësuar nga ngrica (nga thatësira) bimët.
3. vetv., v. III Bëhet më e dobët, sa mezi shihet, shquhet a ndihet (drita ose zëri); ulet; kund. forcohet. Zëri i tij herë dobësohej, herë forcohej. Janë dobësuar ngjyrat (shkëlqimi). Është dobësuar ndriçimi.
4. fig., vetv., vet. v. III Ulet forca a gjallëria, pakësohet vrulli etj.; ulet; kund. forcohet. Dobësohen dallgët. Dobësohet era (rryma). Dobësohen rreshjet. Dobësohet forca (fuqia). Dobësohen sulmet. Dobësohen marrëdhëniet (lidhjet, bashkëpunimi). Nuk iu dobësua vullneti (vëmendja, dëshira, dashuria, kujdesi, besnikëria). Nuk iu dobësuan shpresat. Dobësohet shteti. Dobësohet ekonomia. Kur dobësohen sytë e ballit, forcohen sytë e mendjes. (fj. u.).
5. vetv., vet. v. III Bëhetpak i qëndrueshmëm në krahasim me çka qenë; kund. forcohet. Dobësohen themelet. Janë dobësuar ca shtylla (shkallët). Dobësohen muret mbajtëse.
6. gjuh., vetv., vet. v. III Rrëgjohet; mezi shqiptohet. Në të folur, fonemarr” ka prirjedobësohet.
7. pës. e DOBËSÓJ.
Sin.: ligem, ligështohem, hollohem, tretem, hiqem, fishkem, ulet, meket, tulatet, platitet, pakësohet, zbehet, rrëgjohem, rrëzohem, grymosem, prishem, shkoqem, thyhem, bëshnjakem.
është dobësuar *zemra.

DRIDHEM

DRÍDHEM jovep., DRÓDHA (u), DRÉDHUR 1. vetv., vet. v. III Rrotullohet vetë disa herë rreth vetes në një drejtim e shtrëngohet; përdridhet; kund. zhdridhet. U drodh peri (filli, litari). Iu drodh gjalmi.
2. bised., vetv. Rrotullohem në një drejtim, rrotullohem nga njëra anëtjetrën, kthej trupin, kthehem. U drodh majtas (djathtas). Dridhet e përdridhet.
3. vetv., vet. v. III Merr trajtëvalëzuar, bëhet dredha-dredha; përdridhet. Kanë filluar t'i dridhen flokët.
4. bised., vetv. Ndërroj a kthej rrugën, lë rrugënkam nisur e marr një tjetër, kthehem, dredhoj. U drodh nga e majta. U drodhën prapa kodrës.
5. vetv., vet. v. III Lëviz shpejt e shumë herë, bën lëkundjeshpeshta, ka dridhje. Dridhen gjethet e pemëve. Dridhet teli. I dridhet dora. I dridhej buza (mjekra). I dridhen gishtërinjtë. Dridhet si purteka në ujë. Dridhet flaka.
6. vetv. Me zënëdridhurat, rrëqethem (nga ethet, ngaftohtët etj.); kamdridhura a rrëqethjetrup nga një ndjenjë e fortë; fig. drithërohem. Dridhej ngaftohtët (nga ethet). Dridhej nga inati (nga dëshpërimi, nga frika). Dridhej për të birin.
7. edhe fig., bised., vetv. Tundetnga themelet diçka, tundet a lëkundet fort, tronditet; më zë një frikë e madhe, më hyjnë dridhmat, trembem shumë. Dridhej toka prej tij. Dridhej para tij.
8. vetv., vet. v. III Del duke lëvizur lehtëlart e më poshtë se toni kryesor, ngrihet e ulet pak (për zërin). I dridhej zëri nga mallëngjimi (kur këndonte).
9. vetv., vet. v. III Jep një shkëlqim herëfortë e herëdobët, vezullon. Dridheshin yjtë. Dridhet drita. Në sy i dridhej një dritë.
10. pës. e DREDH.
Sin.: përdridhem, spërdridhem, fërfërij, endem, shalakatem, dridhtohem, rrëqethem, ngjethem, përqethem, puprrohem, purtekem, tronditem, tmerrohem.
Nuk i dridhet *bebja e syrit (dikujt). I dridhet *buza (dikujt). Nuk i dridhet *dora (dikujt). M’u drodhën *flokët. I dridhen *gjunjët (dikujt). I dridhen *këllqet (dikujt). I dridhen *këmbët (dikujt). M’u drodh *këmisha (në trup, në shtat). I dridhen *leqet (e këmbëve). M’u drodh (m’u ngjeth, m’u rrëqeth) *mishi (mishtë). I dridhet *mjekra (dikujt). Nuk i dridhet *pushka (dikujt). Nuk i dridhet (nuk i luan, nuk i lëviz) *qepalla (qerpiku) (dikujt). S’më dridhet *qimja. M’u drodhën *qimet e kokës. Nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) *syri (dikujt). M’u drodhën *telat e zemrës. dridhet (më përpëlitet) *zemra (shpirti) (për dikë a për diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.