Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ujdhesë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADË

ÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ishull në një lumë, në një liqen, në një det etj. Adë natyrore (artificiale). Ada e Bunës. Adat e Maldiveve. Adat e Karaibeve.
2. Tokë e përmbytur, tokë nënujore. Dallohej mirë forma e adës në brendësikënetës.
Sin.: ishull, ujdhesë, anësujë.

ANËSUJË

ANËSÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Ishull, ujdhesë. Anësujë e pyllëzuar.
Sin.: ishull, ujdhesë.

ISHULL

ÍSHU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Tokë në mes të detit, të liqenit a të lumit, e rrethuar ngagjitha anët me ujë, ujdhesë. Ishull i vogël (i madh, i shkretë). Ishull shkëmbor (vullkanik). Ishull i banuar (i pabanuar). Ishuj graniti (koralesh). Ishulli i Sazanit. Grupe ishujsh. Formimi i ishujve. Banorët e ishullit. Zbritën në një ishull.
2. Vend i vogël a i kufizuar, i cili ka disa veçori që e dallojnë nga mjedisi rrethues; vend i veçuar dhe i shkëputur nga bota. Ishull i gjelbër pyll a livadh në një vendshkretë. Ishull pishash pyll pishash ndërmjet drurëvetjerë.
3. fig. Mjedisdallohet prejtjerëve nga disa tipareveçanta; diçka pak a shumë e mëvetësishme në një vështrimcaktuar. Ishull gjuhësor. Ishull kulturor.
Sin.: ujdhesë, anësujë.

NISI

NISÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. Ishull, ujdhesë, anësujë. Një nisi në mes të liqenit.

RRETHUJZË

RRETHÚJZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ishull. Shkontepeshkonte te shkëmbinjtë e rrethujzës.
Sin.: ujdhesë, anësujë, nisi.

RRËNOK

RRËNÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Copë toke me bimësidendur në mes të kënetës; grumbull kashturinash në kënetë; bëz. Ishin futur në një rrënok.
2. vjet. Ishull i vogëlnoton mbi ujë. Liqeni kishte disa rrënokë.
Sin.: bëz, plis, bucë, dok, dokë, gorgë, cabok, ujdhesë, anësujë.

UJDHESOR

UJDHESÓR,~E mb. trajtë ujdhese, si ujdhesë; që është ishull ose që ka ishuj, ishullor. Arqipelag ujdhesor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.