Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIDROFÍL,~E mb. 1. bot., biol. Që e do ujin; që kërkon ujë ose lagështirë; që rron në ujë të ndenjur; lagështidashës.
2. kim. Që ka lidhje me ujin; që mban, thith a kërkon lagështi; hidrofilik; kund. hidrofob.
✱Sin.: lagështidashës, ujëdashës, hidrofilik.
LAGËSHTIDÁSHËS,~E mb., libr. Që e thith ujin; që do lagështirë, që ka nevojë për ujë; që rron në ujë të ndenjur. Bimë lagështidashëse. Lëndë lagështidashëse. Pambuk lagështidashës. Kafshë lagështidashëse.
✱Sin.: ujëdashës, ujëthithës.
UJËDÁSHËS,~E mb. Që e thith shpejt ujin, që pëlqen ujin. Bostan ujëdashës.
✱Sin.: lagështidashës, ujëthithës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë