Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
A lidh. 1. Përdoret zakonisht për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që përjashtojnë ose që zëvendësojnë njëra-tjetrën; ose, o. Vjet a sivjet. Herët a vonë. I riu a i moshuari. Çift a tek? Atë a këtë? Bën a s’bën? Punon a s’punon? E thotë a s’e thotë?
2. Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali që veçohen njëra nga tjetra, që i kundërvihen njëra-tjetrës ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose. A unë a ti. A sot a kurrë. A s’e di, a e ke harruar.
3. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrët e një togfjalëshi foljor, ku folja përsëritet me mohim për ta shprehur veprimin në shkallë të lartë; apo. Besonte a s’besonte. Dinte a s’dinte. Binte a s’binte shi. Pak a shumë shih te PAK.
►ADRES/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. I drejtohem dikujt a diçkaje për të gjetur dikë a diçka; kërkoj mbështetje ose informacion nga një person ose institucion. Adresohet për ndihmë. U adresova për një çështje.
2. pës. e ADRESÓJ. U adresua drejt. Je adresuar gabimisht tek unë.
✱Sin.: drejtohem, orientohem, udhëzohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë