Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÍJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Udhërrëfyese.
2. Udhëheqëse.
RRUGËRRËFÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Udhërrëfyese, rrugëtreguese. Rrugërrëfyese e zonja.
RRUGËTREGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Udhërrëfyese, rrugërrëfyese. Dy rrugëtreguese na shoqëruan gjatë udhëtimit.
UDHËDËFTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Udhërrëfyese, udhëçelëse.
UDHËRRËFÝES,~E mb. 1. Që shërben për t’i treguar dikujt udhën nga të kalojë. Libër udhërrëfyes. Shenjë udhërrëfyese.
2. fig. Që tregon rrugën që duhet ndjekur, që na hap rrugën drejt një qëllimi ose drejt së ardhmes; që ndihmon për të gjetur rrugën ose zgjidhjen e drejtë. Yll udhërrëfyes. Pishtar udhërrëfyes. Fill udhërrëfyes. Mësime (ide) udhërrëfyese.
UDHËRRËFÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i tregon rrugën a drejtimin dikujt. Udhërrëfyese e përhershme (e sigurt). Udhërrëfyesja e jetës së re.
2. fig. Ajo a diçka që tregon rrugën për të arritur një synim. Shërben si udhërrëfyese.
3. Udhëheqëse2.
✱Sin.: prijëse, rrugëtreguese, udhëtreguese, udhëçelëse, udhëprijëse, ndriçuese.
UDHËTREGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Udhërrëfyese.
✱Sin.: rrugëtreguese, udhëçelëse, udhëprijëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë