Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
UDHËHÁPËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që hap i pari rrugën në një drejtim të ri ose në një fushë të re. Një udhëhapës për mësimdhënësin e arsimit profesional.
✱Sin.: udhëprijës, udhërrëfyes.
UDHËRRËFÝES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i tregon rrugën a drejtimin dikujt. Është udhërrëfyes i mirë. Ka humbur udhërrëfyesin.
2. fig. Dikush a diçka që tregon rrugën për të arritur një synim. Shërben si udhërrëfyes.
3. Udhëheqës3.
4. Libër që përshkruan bukuritë natyrore të një vendi, flet për historinë e tij etj., për ata që e vizitojnë. Udhërrëfyes për turistët.
✱Sin.: prijës, rrugëtregues, udhëtregues, udhëçelës, udhëprijës, kallauz, ndriçues.
UDHËTREGÚES,~I m. sh. ~, ~IT Udhërrëfyes.
✱Sin.: rrugëtregues, udhëçelës, udhëprijës.
UDHËÇÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që çan rrugën për të zbuluar vende të panjohura; ai që hedh hapat e parë në një lëmë të dijes, të artit etj. dhe u hap të tjerëve rrugë të reja; udhëhapës; pionier. Udhëçelës i lundrimeve të largëta. Udhëçelës i modernizmit.
✱Sin.: udhërrëfyes, udhëdëftues, udhëprijës, pionier.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë