Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PIONIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që hedh hapat e para ose çan i pari një rrugë të re në një fushë të panjohur a të pazhvilluar të veprimtarisë; ai që i pari ose ndër të parët vë themelet e diçkaje në një fushë të shkencës, të kulturës etj. Pionierët e arsimit kombëtar. Pionier në fushën e teknologjisë. Një nga pionierët e cirkut shqiptar.
2. vjet. Anëtar i organizatës për fëmijë nga mosha dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeç. Pionier i dalluar. Çeta e pionierëve. Pallati i pionierit. Shtëpia e pionierit.
✱Sin.: nismëtar, nismës, udhëçelës, udhërrëfyes, udhëdëftues
UDHËÇÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që çan rrugën për të zbuluar vende të panjohura; ai që hedh hapat e parë në një lëmë të dijes, të artit etj. dhe u hap të tjerëve rrugë të reja; udhëhapës; pionier. Udhëçelës i lundrimeve të largëta. Udhëçelës i modernizmit.
✱Sin.: udhërrëfyes, udhëdëftues, udhëprijës, pionier.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë